Magazina përfshihet nga flakët në Gjashtë të Sarandës (FOTO)

155
Sigal

Një zjarr i papritur ka shpërthyer në mjediset e jashtëme të një magazine në fshatin Gjashtë, bashkia Sarandë.

Ndërhyrja në kohë e sherbimit zjarrfikës të Sarandës bëri të mundur shuarjen e zjarrit, duke ndërprerë kështu përparimin e tij dhe shpëtuar pa dëme magazinën në pronësi të Kasëm Balit.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e zjarrit.