Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Dhe zemrat besokan tek mendja

349
Sigal

 

…DHE ZEMRAT BESOKAN TEK MENDJA…

Se ç’pata sonte dhe u mora me veten.
Nuk dija kujt t‘ia nxirrja inatin.
Erdhi një çast e nuk durova dot më
“U thafsh moj gojë”-mallkova me zë.

Por shpejt më erdhi keq. I rash kot më qafë.
E shkreta, nga vetja nuk thotë dot një llaf.

Më në fund u binda që fajin ma kish koka
dhe gojës në heshtje i kërkova ndjesë
Ajo nuk e di se çfarë fsheh koka brenda.
Goja shqipton ato që i urdhëron mendja.

Ndaj na u lëndoka kaq shpesh e rëndë zemra
se ndjenjat ia shtrembëroka rrugës mendja.
(Aq më shumë gënjeka në marrëdhëniet me femra.)