Kurban Bajrami, uron Kryemadhi: Nuk duhet të rreshtim së besuari tek ardhmja plot shpresë

356
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Kryemadhi ka shkruar se nuk duhet të rreshtim së besuari tek ardhmja plot shpresë nëse bëjmë akte të mira të frymëzuara tek besimi dhe harmonia me njëri-tjetrin.

 

Për të gjithë motrat dhe vëllezërit myslimanë që sot festojnë, gëzuar Kurban Bajramin!

Shëndet, paqe dhe begati për gjithë familjet shqiptare dhe Shqipërinë, shtëpinë tonë të përbashkët.

Edhe në këto ditë përballje me vështirësi ekonomike dhe sociale, nuk duhet të rreshtim së besuari tek ardhmja plot shpresë nëse bëjmë akte të mira të frymëzuara tek besimi dhe harmonia me njëri-tjetrin”, ka shkruar Kryetarja e LSI.