Mexhit Prençi: Rrëfimi tronditës i Pirro Manit, që priste ti hidhnin hekurat atij dhe gruas, Pavlina Manit

970
Sigal

LIRIA, KRYEFJALË NË DRAMËN “ATA HYJNË PA TROKITUR”, TË  ARMANDO BORËS

Subjekti  nga  rrëfimi tronditës i kryeregjisorit të  shquar  Pirro Mani, që priste  nga çasti në çast,  t’i vinin hekurat  në duar  atij, dhe bashkwshortes,  aktores  Pavlina Mani  

Pushteti i pakufizuar i Njëshit mbi partinë  dhe ligjin   është sa i frikshëm aq i rrezikshëm.

  Nga   Mexhit Prençi

1.

Liria ka qenë, është e do të jetë kryetemë e letërsisë dhe artit në tërësi dhe e dramaturgjisë e teatrit në veçanti. Kujtoni kolosin e dramaturgjisë botërore Shekspirin dhe kryeveprat e tij, të cilat përshkohen si një fill inkandeshent nga liria si kryefjlalë. Në çdo kohë kjo temë ka tërhequr vëmendjen dhe përkushtimin e krijuesve, jo vetëm në shoqëritë e mbyllura diktatoriale e tiranike, por edhe në shoqëritë  demokratike, siç është shoqëria jonë sot, ku liria e individit dhe ajo kolektive  rrezikohen nga neodiktatorët, pasardhës të diktaturës enveriste. Ky është shqetësimi i qytetarit dhe dramaturgut Armando Bora, i cili ka vënë në qendër të veprës dhe spektaklit lirinë e individit që  torturohej psikologjisht nga sigurimi famkeq  i  shtetit të diktaturës së proletariatit.

***

Kryeherës  theksoj: “Ata hyjnë pa trokitur”  është ndër veprat më me vlera të dramaturgjisë sonë me elemente të komikes, dramatikes, realistes dhe të absurdit. Një vepër moderne me frymë brehtiane. Autori me gjuhën e artit  i bën skanerin diktaturës komuniste në “organin” më të dhunshëm e kriminal, siç ishte sigurimi i  shtetit.

 

 

3.

Mbështetur në një ngjarje reale, Bora krijon një vepër të tipit “komedi-dramë” ku një çift Burrë–Grua presin me ankth, minutë  pas minuti e orë pas ore, t’i internojnë apo burgosin. Mënyra si e ka shestuar, formësuar dhe trajtuar dramën e tyre autori duke aplikuar komiken e dramatiken, groteskun dhe realisten, ironinë dhe satire, është e mrekullueshme. Autori jep me art të klasit të parë trysnitë  psikologjike dhe  torturat shiprtërore të dy personazheve, e, në të njëjtën kohë  fshikullon, stigmatizon, satirizon dhe ironizon “Ata hyjnë pa trokitur…”

***- Është krejt  origjinal shestimi dhe strukturimi i kësaj vepre, e cila realizon artistikisht, modelin më të shëmtuar, të padukshëm, të sigurimsave të cilët aplikonin dhunën psikologjike, të frikëshme e të tmerrshme  ndaj personazheve … 

4

Togfjalëshi  “Ata hyjnë pa trokitur….” është gjetje artistike e jashtëzakonshme. Fantastikja, çuditorja dhe e mrekullueshmja  ngjizen së toku. Autori nuk i paraqet fizikisht në skenë personazhet sigurimsa,  por jep imazhin e tyre si simbol të sistemit të censurës së egër, të pa dukshme,  që shfaqet me imazhe të ndryshme në vetëdijen e personazheve: si fobi, ankth, trysni, tronditje shpirtërore dhe në forma fë tjera fantazmagorike, herë në dritare, herë te porta, herë në oborr e gjithëherë rrotull shtëpisë e kudo.

*** Përtej tekstit shoh në këtë ferr torturues, jo vetëm te personazhet Burr e Grua, por edhe të nj .pjesë të madhe të shoqërisë që e kanë përjetuar dhe provuar ferrin enverist, ku trysnia psikologjike ishte demoniake, antinjerëzore dhe  shkatërruese.

5

Dramaturgu Bora, është nxitur të shkruaj këtë vepër, siç e ceka në fillim të kësaj optike kritike, nga rrëfimi rrënqethës i pedagogut të tij  Pirro Manit, i cili  në një bisedë intime i kishte thënë se pas shfaqjes së disa premierave, kishte pritur gjithë ankth dhe frikë bashkë me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina,  “A t a…”  që prisnin pas porte me hekura ndër duar.

*** Me një frymë e ka shkruar veprën Bora, por nuk e ka konsideruar të mbaruar siç shprehet vetë ai. Në intervale kohore e  ka përpunuar. Madje e ka vënë edhe në skenë një vit pasi e ka shkruar. Po përsëri nuk ka mbetur i kënaqur.

*** Pas pothuajse dhjetë vitesh arrin në këtë variant përfundimtar me vlera të larta artistike, estetike dhe mesazhore duke shfrytëzuar  fushën e formave të jetës reale dhe të artit, larmia e të cilave është e pafundme, siç thoshte Hegeli.

6

I orientuar në kërkim të formave të reja, ka tejkaluar  rregullat e komedisë klasike dhe realiste, linjat e zhvillimit  kronologjik të ngjarjeve dhe personazheve, çka i ka  mundësuar  autorit te formësoje struktura dramaturgjike moderne dhe funksionale, me kundërvënie brenda botës psikologjike të personazheve dhe jashtë vetes së tyre, të cilët vihen  në situata komike të larmishme, dramatike, rrebeluese e drithëruese, nën trysninë e fobisë, nga gjuajtja e shtriganëve të sigurimit të shtetit enverist.

7

Drama ka vlera të konsiderueshme, jo vetëm në aplikimin e komikes, dramatikes, satirës e groteskut, por edhe në harmonizimin  e tërë mjeteve figurative dhe  elemeneteve të reales, absurdes dhe sureales  çka është çels i artit, i suksesit të kësaj vepre.

Me vërtetësi artistike, jepet si trysnia psikologjike ndaj personazheve, nga “Ata…..” ashtu edhe  depresioni i personazheve  Burr -Grua që tejkalojnë normalen, tjetërsohen dyzohen,  luajnë  si të “çmendur”, (sidomos  në spektakël).  Në të njetjën kohë, stigmatizohet e shëmtuara dhe vihet në lojë, me mjete artistike groteske dhe ironike. Këtë qasje dramaturgjike dhe regjisoriale  e konsideroj,  origjinale, prurje e re dramatiko-komiko-satirike.

7

Togfjalëshi “Ata hyjnë pa trokitur…” është  jo vetëm gjetje magjike e funksionale, por edhe bosht rreth të cilit kryejnë veprimet psiko-fizike dy personazhet, të cilët kalojnë nga situata në situatë, nga një gjendje psikologjike në tjetrën, me lëvizje   dinamike, me intensitet dhe ritëm të lartë.

8

Theksoj se kjo vepër e Borës, është një prurje e re: – në këndvështrim, shestim strukturim; në aplikimin e groteskut, satirës dhe ironisë, të situtave komiko-dramatike; të thyerjes së rregullave e kanoneve. Autori me liri të plotë ka ngritur në art realitetin me ngjarjet, situatat dhe veprimet psikofizike të personzheve në variacione të larmishme e  të shumta.

9

Inskenimi i një vepre të tillë komplekse, modern, paraqet vështirësi serioze jo vetëm për çdo regjisor, por edhe për profesionistët. Nëse u realizua me nivel të lartë nga regjisori Bora, kjo u arrit edhe se autori i veprës është dhe regjisori i saj, i cili gjatë procesit të krijimit e formësimit të veprës ka patur parasysh kërkesat e skenës në tërë elementet përbërës. Kjo qasje që ia ka ofruar të qenit regjisor, ka bërë që dramaturgu dhe regjisori të ngjizen në  një dimension të fuqishën në shestimin, formësimin dhe strukturimin e spektaklit “Ata hynë pa trokitur…” në krijimin e  personazheve, të monologut, dialogut dhe veprimeve psikofizike, komike e dramatike; të ngjarjeve,  situatave, mjedisit e atmosferës dhe të tekstit të komedisë-dramë që gjithçka  të jetë sa artistke aq  dhe skenike.

10

Faktor tjetër kryesor i suksesit të spektaklit  është edhe përzgjedhja e aktorit Alfred Trebicka dhe aktores Rozi Kostani, të cilët janë jo vetëm aktorë të klasit të parë, por edhe regjisorë profesionistë. Kjo treshe, ka një specifikë të veçantë. Secili është edhe aktor edhe regjisor. Gjatë procesit të inskenimit kanë dialoguar, debatuar, janë  “grindur”, sigurisht pa shkelur etikën profesionale,(siç bëjnë parlamentarët) gjersa  kanë gjetur dakordësinë e shestimit regjisorial me Borën, por edhe dakordësinë për miratimin e veprimeve psikofizike të personazheve, sipas karakterit e individualitetit të tyre dhe, mënyrën si do t’i realizonin figurat  respektive që interpretojnë. Këtë bashkëpunim e shikoj si  vlerë të rendësishme të spektaklit.

 

11

Fokusohem tek aktrimi i Trebickës-Burri dhe Kostanit-Gruaja: si e përjetojnë fobinë e tmerrshme ku me ankth presin nga çasti në çast t’i arrestojnë, t’i burgosin. Me sytë e mendjes, si hije kobzeza shohin ”Ata që hyjnë pa trokitur…” – me drithmat e zemrës, të shpirtit dhe gjithë qenien e tyre,  përjetojnë imazhin e  që u kall  tmerr, sa herë i përfytyrojnë prapa portës, në dritare, jashtë në rrugë, në oborr, brenda vetes e jashtë saj. Haluçinacionet shafqen në mënyra e forma të ndryshme të llahtarëshme.

12

Interpretimi i  Trebickës është brilant, që nga artikulimi i fjalës me tërë koloritin gjuhësor, në veprimet psikofizike dhe  plastikën e personazhit; i tkurrur, sikur ka hyrë në ujë, shpreh me art të epërm, ferrin nga trysnitë psikologjike  që e kanë tjetërsuar. Në mënyrën e vet aktron edhe Kostani partnere e denjë me Trebicikën. Në aktrimin e saj shquaj realizimin e  spikatur të personazhit, falë temperamentit, të vetëndjerit të lartë, dhe aftësisë perceptuese e përjetuese të cilat i aplikon me sukses në artikulimin e fjalës dhe të veprimeve psikofizike, edhe pse teksti i Gruas, po edhe i Burrit, herë-herë nuk jep mundësi të konsiderueshme, as Kostanit, as Trebickës në procesin e kalimit nga një situata në tjetrën, nga dramatikja në komike, apo nga komikja në dramatike.

13

Aktrimi i tyre në rolet respektive është mjeshtëror, sjell risi në lojën e aktorit. Veprimet fizike dhe psikologjike sipas situatave  dramatike e komike janë të natyrshme dhe me sensin e masës. Ngarkesat emocionale shpërthyese, jepen me vërtetësi, sidomos   kalimi nga një gjendje psikologike në tjetrën,. nga një situatë realiste në absurde, apo nga dramatikja në komike dhe anasjelltas.

*** Mjeshtëria  e aktrimit  të Trebickës  herë me tone bazike, here të larta; herë me tone të ulta  herë me zë të dridhur gjithë frikë, e herë me pëshpërimë është unikal. Nuk bërtet, nuk ulërin, nuk vrapon si i marrë në skenë, siç ndodh rëndom në skenat e teatrove tona. Po kështu edhe aktrimi i Kostanit është unik.  Ndonëse në ndonjë rast, të dy, e ngrenë zërin e bërtasin,  britma është artistike dhe estetike, nuk t’i çjerr veshët, nuk të mërzit, si në disa spektakle që keqinterpretohet modernia dhe abuzohet me lirinë pa cak, duke sfiduar artistiken dhe  estetiken në aktrimin  me kantilena, deklamacion, britma irituese dhe vrapime marramendëse në skenë, pa asnjë kuptim

14

Veçori specifike në aktrimin e tyre është se herë shndërrohen në figurë, herë distancohen prej saj duke venë në lojë shtriganët e padukshëm të luftës së klasave dhe gjithë sistemin censurues të pamëshirshëm të diktaturës, ku aplikohen edhe elemente të satirës  së mprehtë dhe sarkazmës.

 

15

Në spektaklin “Ata hyjnë pa trokitur” teksti, gjuha regjisoriale dhe aktrimi i mrekullueshëm komunikon me publikun e sallës nëpërmjet artistikes, estetikes dhe mesazheve. E konsideroj vlerë  të epërme  mënyrën se si është shestuar dhe formësuar spektakli, duke mos i mëshuar këtij apo atij mesazhi nga regjia, çka secili prej publikut sipas perceptimit dhe arsyetimit të tij, të marrë mesazhin që vetë e formulon

16

Sipas meje një nga mesazhet substanciale të këtij spektakli është: refuzimi i çdo modeli diktature, si ajo që lamë pas, ashtu edhe e neodiktaurës së sotme, e cila në forma të ndryshme e të kamufluara, por edhe të hapura, autoritetin e Njëshit po e ngre në kult….Pushteti i pakufizuar i Njëshit mbi partinë  dhe ligjin   është sa i frikshëm aq i rrezikshëm.

***

Ky mesazh, më shumë se provokues, është thirrje lirie për individin dhe shoqërinë, që të mos lejojnë që historia e të shkuarës të përsëritet, kurrë më!