Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Atdheu im…

Atdheu im me zë të mekur;

gjysëm i gjallë e gjysëm i vdekur…

NOA

Atdheu im me bijë të ikur,

me sy pa jetë e dritë të fikur…

 

me dhimbje plage gjer në eshtër;

me djem jetim e “prindër” thjeshtër.

me gjirin tënd thesar të çmuar

me flakë e zjarr të përvëluar.

 

Atdheu im me gjak trazuar

me brengë në shpirt e shpresë cunguar.

Jetën time s’do e kurseja kurr

të ti shihja bijtë nën një flamur…

 

Atdheu im, i shtrenjti Atdheu im

më je dhe varr edhe kushtrim.

Jetën do shkrija për Ty me ëndje

për nderin tënd, për brengën tënde.

 

Atdheu im, o drithërim,

o gjak kulluar i shpirtit tim…