Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: “Non grata”

608
Sigal

Qytetin tënd s’e kam më mik
As lulet në dritare
Pulëbardhat më s’m’i hedhin sytë
Dhe nuk ma “varin ” fare

Gjer dje më uleshin mbi supe
Më thërrisnin dhe me emër
Unë s’di t’ju kem bërë keq atyre
Me zogjtë jam mik me zemër

S’më flasin më as kamarieret
Më shohin të mërzitur
Kur vinim ne, atëherë buzëqeshnin
Dhe na rrinin “gatitur”

As sot s’ma bënë kafenë e mirë
S’pranuan as bakshish
Për ta un jam thjeshtë një ” non grata ”
Që s’kanë më qejf t’iu vish!

Dy palma pranë diçka më thonë
Me to dhe bliri ngjitur
– Gjersa s’je më me vajzën tonë
Këtu sje më.. i mirëpritur