“Lento Lento”, rikthehet Aurela Gaçe sjell projektin e saj më të fundit…

417
Sigal

Aurela Gaçe sapo ka publikuar projektin e ri muzikor, i cili titullohet “Lento Lento”.

Kjo këngë e Aurelës vjen plot me ritëm e ngjyra e shoqëruar edhe me videoklip, i cili është punuar nga Max Production.

Për tekstin e kënsaj kënge është kujdesur Endrit Mumajesi (Muma), kurse muzikën e bëri Enis Mullaj.

Klipi i kësaj kënge është xhiruar në qendrën historike në Vlorë, “Lagjia Muradie”, kurse këngëtarja edhe kësaj radhe vjen me stil unik.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Lento Lento”, kënga më e re nga Aurela Gaçe.