Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Mos guxo nesër, të mos vish

55
Sigal

Mos guxo nesër, të mos vish!

(Do ish më shumë se çmendje)

Unë mund të duroj gjithfarë marrëzish,

por jo mungesën tënde.

Po bëj kaq kohë , që bëhem gati

të gjendem përballë teje,

në një tryezë me këmbë prej malli

dhe një mbulesë prej reje.

Rreth nesh atë çast do jetë qetësi!

(s’na duhen dëshmitarë)

Unë do të pres me ankth në sy ,

nga ty fjalën e parë.

Do ul pak kokën si me drojë

të të jap më shumë guxim,

se unë e di që ti të “keqen ”

e ke veç në fillim.

Më pas ty fjalët të rrjedhin vetë

s’ia vlen më të të nxis:

të mi sh’ndrrosh në diej të gjitha

retë

dhe çastet e mërzisë.

Ndaj mos bëj provë, të mos vish!

(se mund të humb papritur)

Ose mund të të hedh

në një gjyq dashurish

dhe të të shpall …të paditur..