Suplement Pena Shqiptare/ Alma Zenellari: Për një mimozë …

Çeli sërish mimoza..
Si zonjëz e bukur , si grua lozonjare,
përkund trupin si fëmi ,
Qesh e luan me tingujt e fshehtë

të erërave të ngrohta,
të erërave tinzare.
Dehet nga një puthje ,
Dehet nga një prekje

NOA

Shtrin gjymtyrët e lumturuar nga rizgjimi…
Po si lulëzoi kështu kjo mimozë ,
si asnjëherë tjetër?
Lulëzoi kaq fort

Veshur me këmishë diellore,
Flet e qesh,
Buzëqesh
Po cila mrekulli e rizgjoi

Me trup e krahë të brishtë
Me fytyrë të re lulëzuar.
Pranvera e re i fal fjongo të gjelbërta
të mbledh diejt e vegjël mbi kaçurrelat e saj rebel .

I zgjat gishtat mbi flokët e artë,
e puth me buzë prej ajri.
Pranë saj si petal i ngrohtë
çel syri i kaltër i një zogu…