Paparaci/  Ismail H Xhaferi: Demokracia alla shqiptare

107
Sigal

Ç’janë këta që bëjnë ligjin

me gjithë soj e sorrollop?

Ç’janë këta që Shqipërinë

e kanë kthyer mish për top?

Ç’janë këta që rrijnë në krye,

që përditë shtojnë pasurinë?

Ç’janë këta që vendin tonë

e kanë kthyer në çmendinë?

Ç’janë këta me privilegje:

vetëm vidh e ha e pi

dhe çdo zyrë në këtë vend

e mbushën me Shukuri?

Edhe majtas edhe djathtas

që të gjithë të harbuar

në çdo zyrë të këtij shteti

mbenë me allate në duar…

Çjanë këta uzurpatorë,

që na tallin, që na qeshin,

që do ikin nga pushtetet

vetëm ditën që do vdesin?

Ç‘janë këta kaq të babzitur,

që na hiqen shpëtimtarë

tek ky vend që 20 vite

më shumë vdiqën sa janë gjallë…!

Çjanë këta politikanë

që të ardhmen morrën zvarrë,

që vranë shpresën që vranë dritën

katër -pesë mijë të vrarë…!

Ç‘janë këta që kapën kreun,

që prej vitesh po na tallin

dhe që për kolltuk të tyre

Shqipërinë në grykë e varin…

Ç‘janë këta që zunë qoshenë

e na mbinë në tribunë?

T‘ju lashë baltën e mashtrimit

s‘mjaftojnë arka me sapunë…

Ç‘janë këta politikanë,

që vendit si bëjnë derman!

Këta njerëz të pangopur,

që ne i bëmë Sulltanë…

Ç‘janë këta politikanë:

që të gjithë Xhuveleri,

që për një buzkuq të grave

shkojnë gjer në Itali…?

Ç‘janë këta që jetën japin

vetëm për dollarë franga?

Ç’janë këta që shpresën tonë

e mbajnë lidhur nëpër pranga…!

Ç‘janë këta që vranë të drejtën?

Drejtësi na mori malli!

Pa më gjeni ju një zyrë

që s‘të rrjepin për së gjalli…

Ç’janë këta që llomotitin

tash prej 25 vjet…!?

Ç’janë këta që Shqipërinë

e kthyen në pronë të vet…

Ç‘janë këta politikanë,

ku i kanë duart e pastra?

Këta kërcimtarë të shtirur

Siç ndodh në ballo me maska…

Çjanë këta që na ngatruan,

porsi leshi dele rudes

dhe e bënë Shqipërinë

njësoj si surrati Sudes…

Ç‘janë këta politikanë

dhe krenarë dhe të dhjerë?

Këta dhjakonarë të djeshëm,

që u kthyen në bejlerë…

Ç‘janë këta politikanë?

Ç‘janë këta zaberhanë:

Kush më shumë e kush më pak

ngjajnë me Esat Toptanë…

Çjanë këta politikanë,

që na rropën, që na grinë

dhe që Shqipërinë e gjorë

po e çojnë në greminë…