Mos ma shani popullin tim mascara!
Shiko se bëhet njëra,
paçka se sot maska i ra,
që dramat i luan komedi të tëra.
Mos ma shani popullin tim të pacipë,
Kujdes, të thyen dhëmbë e dhëmballë.
paçka se pas flokëve, te honi në zgrip,
nuk di si mbahet, vdekur a gjallë.
Mos ma shani popullin tim teveqel!
Kujdes, se do gjeni belanë.
Paçka se këtu ujku në vathë delet i mjel
Përpara se t’u pijë gjakun që kanë.
Mos ma shani popullin që i bje gjoksit,
kujdes, se me kallash t’ju qëllojë s’përton,
Paçka se nga qulli u dogj, e i fryn kosit,
Ai prapëseprapë për rrenacakët voton.
Mos ma shani popullin që merr flakë si kashtë,
Kujdes, se tym ju nxjerr nga sytë,
Paçka se është populli më i lashtë.
Nuk beson ç’i psallin mbi fron mbretëritë.
Mos ma shani popullin tim të përhumbur,
popullin tim vulëhumbur.






















