Suplementi Pena Shqiptare/ Fatmir Minguli: Artistё tё heshtur  dhe tё harruar

171
Sigal

( Njёshtrim mbi figurёn e piktorit dhe skenografit durrsak Ismail Hidri dhe djalit tё tij Niazi Hidri, instrumentist dhe  kompozitor) 

 

Jeta dhe vepra e piktorit dhe skenografit Ismail Hidri, ёshtё pak a shumё e çuditshme, jo se ai ka qenё njё veçanti nё artin e qytetit të Durrёsit, porse ёshtё pak i ekspozuar nё opinionin e gazetave, TV-ve dhe mediave tё tjera.

Ështё ky shkrim njё pёrçapje modeste për tё hedhur pak dritё mbi kёtё artist tё orёve tё para nё artin durrsak. Me datlindje 5shkurt 1924, i lindur nё Durrёs, qё nё vitin 1949 njihet si piktor i parё nё Durrёs sё bashku me italianin Lorenco Koluro dhe malazezin Filip Vuckoviç. Ai ka qenё skenograf i teatrit durrsak para se ky teatёr tё emёrohej me emrin e Aleksandёr Moisiut, pra nё periudhёn 1949-1953. Edhe mё pas ai ishte nё krye tё punёve tё skenografisё ku ndёrtoi me dhjetra skena tё ndryshme, ashtu siç pёrshkruhen nё albumin “50 vjet teatёr “Aleksandёr Moisiu” 1953-2003” dhe nё shumё fletёpalosje tё ruajtura me shumё kujdes nga i biri i tij instrumentisti dhe kompozitori Niazi Hidri.

Ismail Hidri

Ja disa nga pjesёt e vёna nё skenё ku Ismail Hidri ka qenё skenograf i parё:

“Ishulli i paqes “ i Jevgjeni Petrov Katajev, “Dasma e madhe-Haxhi Qamili” nga Besim Lёvonja, “Familja e peshkatarit”  nga Sulejman Pitarka, “ 1954- 55, “Nёn gёshtenjat e Pragёs” nga Kostandin Simonov, “Mbrapa mureve” nga Kol Jakova, 1957-58, “ Njё natё e stuhishme” nga Jon Luka Karaxhiale, “Fejesё nё ngatёrresё”  nga Selman Vaqarri, “ Kёrkuesit e lumturisë” dramё bullgare 1958-59. etj . Skenografi dhe piktori Ismail Hidri vazhdoi deri nё vitin 1965 nё teatrin “Aleksandёr Moisiu” me dekorat e dramave “Dasma e madhe”, “Vajza nga fshati”, operetave “Miqёsia” ,” Skena e lirisё”.

Tё mos harrojmё se ishin vitet e para jo vetёm pёr artin skenik.

Ështё pёrsёri i biri Niazi Hidri, qё tregon se si i ati kur projektonte skenografinё e njё pjese tё re do tё bёnte nё shtёpi dhe me dhjetra variante maketesh me letra dhe kartona, deri sa t’i mbushej mendja pёr variantin mё tё mirё. Nёse gazetari Xhevahir Gradica pati guximin dhe shkroi dy faqe nё gazetёn e Durrёsit “Bulevard” nё shkurt tё vitit 2014, pak analistё tё artit janё marrё me figurёn e kёtij artisti tё heshtur.

Por nga ky shkrim mёson se Ismail Hidri është një nga djemtë e ustait dhe mjeshtrit të madh në Durrës, Isuf Hidri prej të cilit mori kulturën e punës, dëshirën dhe pasionin për pikturën. Mjeshtri Isuf Hidri prodhoi e dekoroi shumë objekte me emër në qytetin e Durrësit si pallatin mbretëror në kodër të qytetit e njohur si Kodër Vila, hotel Adriatikun, Bankën Kombëtare Tregtare etj.

Dardha bie nёn dardhё dhe kjo rёnie ka vazhduar edhe te djali i tij Niaziu, instrumentist dhe kompozitor edhe ai artist i heshtur dhe pothuaj i harruar nga mediat e shkruara dhe elektronike.

Me kalimin e viteve peneli i Ismail Hidrit e renditi ndër më të mirët piktorë. Temat e para, prej së cilës u frymëzua, qe lufta për çlirimin e vendit, për të vazhduar më pas me tema të tjera si peisazhe, portrete etj. Ishte viti 1949, kur kishte mbushur 25 vitet, qё fillon punë si piktor në shtëpinë e kulturës, godinë, e cila ka qenë diku në një kënd të rrugës Tregtare, poshtë bashkisë së Durrësit. Asokohe merret me dekoret, pllakatat, portretet, peizazhet, kompozimet grafike, ilustrime të veprave të ndryshme në prozë.

Niazi Hidri

Ismail Hidri ka marrё “Mirёnjohje e qytetit tё Durrёsit” nё vitin 2014 si dhe “Antar nderi i komunitetit tё Shkrimtarёve dhe Artistёve tё Durrёsit”.

Por nёse mediat kanё heshtur pёr punёn e kёtij artisti tё talentuar, por tё heshtur kanё qenё artistё tё Durrёsit qё kanё vёnё nё dukje krijimtarinё e larmishme tё Ismail Hidrit.

Ështё piktori durrsak dhe ai i heshtur Nelo Lukaci qё ёshtё shprehur plot ndjenja pёr Ismail Hidrin: “ Duke ndjekur shfaqjet e trupës së teatrit profesionist “Aleksandër Moisiu”, ku zoti Hidri ishte piktor e skenograf, si dhe të gjithë ekspozitat e hapura në qytetin tonë, ku ai ka pasur piktura nga më të ndryshmet, mendoj se pasioni tij për artin ishte i lindur që në fëmijëri… Shumë skenografi të realizuara prej tij janë të vlerësuar me çmime të para dhe ruhen akoma në pallatin e kulturës nga kolegët e tij pasardhës…”
Ndёrsa piktori tjetёr durrsak Besnik Biduli thotё se. “Kur isha i ri dhe ndiqja shfaqjet e trupës profesioniste të teatrit “Aleksandër Moisiu”, plot habi dhe admirim shikoja dekorin dhe skenografinë e paraqitur në telajot masive të vendosura në skenë nga Ismail Hidri. Por unë vlerësimin tim për Ismail Hidrin do e shpreh në fushën e pikturёs.
Nuk mbetet mbrapa dhe piktori e skenografi Fatos Mati, i cili ka qenё skenograf i teatrit “Aleksandёr Moisiu” nё periudhёn 1979-1993 i cili ështё shprehur se “Skenografia e piktorit Hidri në komedinë “Martesa” e Gogolit sot është vendosur në një nga mjediset e rëndësishme të teatrit “Aleksandër Moisiu”, e zmadhuar në përmasa të mëdha, është prodhim i duarve, aftësisë, talentit dhe përkushtimit të këtij piktori, të cilin e realizoi shumë vite më përpara, thuasje 70 vite më parë.

Ismail Hidri kishte fantazinё e njё bregdetasi dhe kjo fantazi ёshtё tharmi i talentit tё tij shoqёruar me njё vullnet tё hekurt dhe durim tё jashtёzakonshёm. Ai jetoi 93 vjet dhe ёshtё ndarё nga jeta nё vitin 2017 duke lёnё pas punimet e tij tё shumta dhe mbi tё gjitha kujtimin e pashlyeshёm pёr jetёn e tij nga durrsakёt.

Njeri i thjeshtё qё e “shtrydhte “ subjektin e skenarit deri sa tё jepte imazhet e para tё skenografisё, njё lloj pune e ngjashme me piktorin qё bёn kopertinёn e njё libri letrar. Njihej me emrin popullor “Lale” njё emёr sinjifikativ, qё tregonte respektin dhe dashurinё e njerёzve qё punonin me tё.

Ai ka punuar edhe me Estradёn profesioniste tё Durrёsit si skenograf, paralel me theatrin. Ai mundohej qё tё sillte Durrёsin nё punёt e tij si tek drama “Shtёpia e peshkatarit” e Sulejman Pitarkёs, mbasi ajo u vu nё skenё nga trupa e theatrit “Aleksandёr Moisiu”, por duke shkruar kёto radhё, mendja mё shkon te pyetja: “Pёrse nuk shkruhet sa duhet pёr kёta artistё tё heshtur?”

Nuk janё as ngjyrimet politike, as aspektet shoqёrore ato qё çojnë nё këto fenomene. Jo mё kot i madhi Umberto Eco kritikonte masmedian qё merrej me pavlerat…

Por kjo histori vazhdon dhe me tё heshturin tjetёr, djalin e tij, i cili ka mbaruar “Akademinё e arteve”, instrumentist dhe kompozitor tё talentuar, Niazi Hidrin, i cili ёshtё autor i dhjetra kёngёve tё muzikёs sё lehtё njё pjesё e tё cilave kёndohen edhe sot e kёsaj dite nё radio dhe television. Por njё nga kёngёt qё ka mbetur si njё kujtim i bukur pёr tё ёshtё kёnga e kompozuar prej Niaziut “Pranvera”, orkestruar nga Agim Krajka dhe kёnduar nga Ermira Babaliu nё Estradёn e Pogradecit nё vitin 1975. Tё mos harrojmё se kjo kёngё u kompozua  kur ai ishte student nё Akademinё e Arteve nё Tiranё dhe u mor si njё fragment nё filmin “Zonja nga qyteti”.

Mbas shumё peripecive jetё mbas viteve ’90, nё emigracion ai sё bashku me tё shoqen, Mirën, bijёn e artistit tjetёr durrsak, Ramazan Njala jeton nё Durrёs dhe ёshtё sistemuar me mёsimdhёnie pёr veglat si kitarra. Por ai trashёgon dhe talentin e tё atit, pikturёn, qё e punon me shumё fantazi ndonёse ёshtё nё pension.

Siç e pёrmenda qё nё fillim tё kёtij shkrimi, gjyshi i tij, Jusufi ishte mjeshtёr nё punimin e drurit dhe vetё Njaziu prodhoi me duart e tij kitarёn.

Kompozimet i ka filluar qё me kёngёn “Shokut tim” qё u kёndua nё festivalin e shkollave tё mesme nё 1969, si dhe kёngёn “Ritme blu” qё u kritikua nga pleniumi i komitetit qёndror si kёngё me muzikё dekadente, fill mbas festivalit tё 11-tё nёRadio Televizionin Shqiptar.

Kompleksi vokal-instrumental “Ritme blu” i pari kompleks i themeluar nga Niazi Hidri nё Durrёs, nё vitin 1972.

Por edhe pёr kёtё kompozitor nuk ёshtё shkruar, nuk ёshtё evidentuar nё mas media jeta dhe veprimtaria jo e zakonshme e kёtij kompozitori tё ndjeshёm.