Drejtësinë e zë korrenti

105
Sigal

Humbjet në rrjetin e energjisë rriten ,Verdho pas zgjedhjeve hap thesin me 153 milionë lekë për promocion, banera me logo dhe argëtim të punonjësve të KESH

Drejtori i KESH, Ergys Verdho, ka marrë më shumë guxim e hov pas fitores së PS më 14 maj, duke shtuar tenderët fiktivë, të cilët janë dukshëm procedura të sajuara për të vjedhur fondet publike, nëpërmjet kompanive të lidhura me të e me pushtetin.

Tri ditë pas zgjedhjeve, Verdho ka shpallur tenderin me fond limit 153 milionë lekë me TVSH, për shërbime në funksion të komunikimit, promovimit dhe organizimit të aktiviteteve të KESH, i cili do zhvillohet më 5 qershor.

Referuar të dhënave, ky tender ka lidhje me takime artistike, aktivitete e mbrëmje argëtuese të punonjësve dhe promovime të logos së KESH me bluza, kapele, stilolapsa, medalionë etj.

Këto mënyra e mjete promovimi, drejtori Ergys Verdho i konsideron si mundësi ndikimi në mbarëvajtjen e punëve dhe arritjet e KESH, kur dihet që prodhimi i energjisë në HEC-e varet nga reshjet e jo nga propaganda, reklamimi dhe argëtimi i punonjësve.

Kontrata e këtij shërbimi është 2 vite, por nëse shikon regjistrin e tenderëve të KESH, konstaton se këtë lloj tenderi fiktiv për aktivitete artistike, argëtim të punonjësve e prodhim materialesh promocioni me logon e KESH, drejtori Ergys Verdho e bën çdo 6 muaj dhe afatin e vendos për 2 vite.

Ne po e publikojmë këtë tender tipik vjedhje, por jemi të bindur, që SPAK nuk do ta konsiderojë krim financiar të këtij drejtori përbindësh korrupsioni dhe as do ta marrë në pyetje. Ashtu siç ka lënë në heshtje edhe 2 kallëzimet penale për afro 1 miliardë Euro afera me oligarkët dhe shit-blerjen e energjisë, që Ergys Verdho ka bërë kur ishte Drejtor i Rrugëve e prej 2 vitesh Drejtor i KESH sipas pamfleti.