Lela Dardha Kokona: Qëndrimi njerëzor dhe fisnik i një nëne shqiptare

65
Sigal

Ishte një nga ditët më të nxehta të gushtit. Po prisja të pija kafen në një nga lokalet e Tiranës.- Zonjë,me çfarë mund t’ju shërbej? – Ujë e pastaj kafenë. Kam ecur duke u tërhequr zvarrë, ashtu si vetë jeta jonë moj bijë! Si quhesh moj bukuroshe? Meri,-u përgjigj. Nxitonte të sillte ujin e ftohtë. Një puhizë e lehtë filloi të më miklonte fytyrën.Vështrimi i saj kish mbetur te shatërvani . Kishte pikasur një vajzë të vogël, të imët, me flokë të qethura zero . Po orvatej me dorën e vogël të shtrirë të mblidhte në grusht piklat e ujit. Lëpinte gishtat e vegjël të njomur me stërklat. Iu afrua:- Çfarë po bën moj zemër?-i foli duke i buzëqeshur ëmbël. -Më fal teta, mos e bëra pis ujin? Unë vetëm piva me dorë,-lëshoi zërin e trembur. – O Zot, seç ka kjo vogëlushe që po më tërheq! U ul përpara saj si e gjunjëzuar. -Si quhesh moj zemër?-Vështrimi i Merit mbeti mbërthyer tek sytë e saj të lëngëzuar dhe të kaltër si thellësia e detit që mbart aq shumë mistere. -Rovena quhem. -Sa emër i bukur si vetë sytë e tu të kristaltë! -Ke etje? -Po edhe vapë, po ti nuk do të më bërtasësh, të pi dhe pak? -Jo xhan,po nuk pihet ky ujë. Prit të sjell teta një shishe – E mori, por për habi të saj vogëlushja Rovena nuk dukej. Nga larg dëgjoi një zë vajtimi me ngashërim. Dalloi kokën e qethur të vajzës dhe fustanin e kaltër ngjyrë deti me varka e çadra dielli. Kishte mbetur përmbys në një pusetë. Këmba e vrarë e gjakosur po e tmerronte. Gjaku i pakët që i kishte dalë, po e trembte më shumë sesa ndjente dhimbje. -Mos, qënka Rovena!?-vrapoi -O, mos qaj të lutëm bukuroshja ime, se ndryshe do më bësh të qaj dhe unë! Pa arritur ende në lokal, Meri ndjeu një dorë që trokiti mbi supin e saj. – Zonja Meri, si e mban në krah këtë fëmijë të pistë? Ishte një biznesmen, klient i rregullt i lokalit. – Ule moj, kjo lyp në çdo tavolinë! -I hodhi një vështrim ngultas e qortues. -Si, gjithë ky burrë të flasësh me këtë gjuhë?- Ajo shtrëngonte Merin nga qafa. Filloi të dridhej e tëra nga frika e tij. Krahu dhe gjoksi i Merit ishte qullosur nga lotët dhe nga një rrjedhje gjaku ravijëzuar në vesh deri në qafën e saj. -Ou, ç’është ky gjak, ku je vrarë? Hajde shkojmë te banja! Sytë e vogëlushes u ndeshën me sytë e atij që kish shtrirë dorën pa fre mbi të. -Teta, ja ky xhaxhi me qëlloi shumë sa më dhëmbi veshi.- fliste dhe shtrinte drejt tij gishtin tregues. -Si? U revoltua -Turp të kesh! Ke vënë dorë mbi këtë foshnjë të pafajshme ! Fajtore e quan ti këtë se ka lindur në një familje të varfër? Nuk do donte e gjora të rritej me prindër të krimbur në para, si ju z. biznesmen? Hajde zemër të laj. -U dëgjua tek i thërriste pastrueses: Të lutem, merri këto lekë dhe shko tek tregu. Bli mbathje, fustan, sandale për vajzën. Ja dhe lekët. Shyqyr për fat sot mora rrogën! Si është e mundur të ketë njerëz kaq të pashpirt, të qëllojë kaq egërsisht sa t’i nxjerrë gjakun nga veshët? Iu thaftë dora deri në rrëzë! Fëmija lyp se s’ka të hajë, se ngop dot barkun me bukë, kështu që fati i saj , por edhe i yni që jetojmë këtu me thërrime si për mëshirë, – fliste e acaruar, e revoltuar. -E sheh këtë të shkretë si të jetë nën këmbët e tua! Do të denoncoj në polici! -Shko po të dëgjuan, të të përzejnë me shqelma sa t’u thuash arsyen.- Mjaft fole, po nxirre jashtë atë malukat se na e shpifi këtë kafe! – Përjashta ti i pashpirt! Mos të shoh më në këtë lokal! U habit nga reagimi i saj eritues.-E di ti se unë mund të pushojë nga puna?-foli i krekosur.-Ik mor i pashpirt, me gjithë ato paratë e tua të pavlera! Shko pastro shpirtin, ti pronar miniere pastaj xhepin! – U largua duke murmuritur nëpër dhëmbë. Ndërkohë erdhi pastruesja me rrobat e vajzës. Pasi e lau, e veshi, e krehu atë bukuroshe të maskuar nga pluhuri i ngjitur në lëkurë, nga djersa e lotët tiparet e saj dolën në dritë. – Rovena, zemër, po ti je një engjëll i vërtetë, princesha ime!-sytë e Merit u lëngëzuan. -Teta, do bëhesh mami im ti?-Zëri saj i ngrohtë ngrohu zemrën e shpirtin e Merit. U drodh e tëra nga ajo ofertë. -Pse, nuk e ke mamin ti?- Mamin e kam, po ajo thotë gjithmonë: O Zot, si do bëjnë fëmijët e mi pas vdekjes time? Kush do t]u bëhet nënë këtyre dhe pastaj qan. – Pse është e sëmurë mami? -Po, me, me ashtu, si i thonë, eee kaser, nuk e di si e thotë doktori. Kancer?- Po ashtu!-Meri ngriu. Nuk arrinte të largonte shikimin nga vogëlushja. – Të lutem teta më thuaj, do bëhesh mami im? Ti them që e gjeta mamin?-Po zemër, me kënaqësinë më të madhe! -Unë i kam dy djem, po tani u bëra dhe me një vajzë.- Por ti mos u mërzit se ajo do të shërohet dhe ti do të kesh tani dy mami.- Ke uri zemër? -Po, uli kokën,- po s;kam lekë të blej. – Kam unë. A jam mami jot? – Mori një tas zup nga frigoriferi . -Haje zemër!-Pa mbaruar ende së ngrëni , u afrua një grua e dobët e veshur keq. -Mami -mami e gjeta mamin vet,- lëshoi zërin e sigurt si të kish arritur një sukses.-Kush të veshi kështu moj? -Kjo teta, është mami im! -Ja bëra dhuratë zonjë. -Po çfarë zonje jam unë, më thuaj File? -Ulu të hani dhe ju diçka!-I ofroi një tas zup dhe një kokakola .Filloi të kollitej deri në lotim. -Merit iu dhimbs ajo grua kur pa që lotët nuk po i bindeshin.Vajza e shihte e trishtuar në dritë të syrit nënën e saj. Të lutem mos qaj , se po e trishton dhe Rovenën e vogël. Sa të ngjan ty! -Ke të drejtë, ajo është shumë e ndjeshme.-Zgjati kokën duke i pëshpëritur Merit në vesh: Zonjë, unë jam shumë e sëmurë, me kancer në mushkëri. Shumë shpejt do dëgjosh për gjëmën time. Do të më mbetet vajza jetime dhe rrugëve.Sytë e tyre u kryqëzuan me habi e trishtim. -Ti ke shumë fëmijë, ma jep mua Rovenën?-i tha e ligështuar. Nëna mori dorën e vogëlushes dhe të Merit, i bashkoi. -Kur unë të mos jem, a do të kujdesesh ti për vajzën time jetime?-Meri shpërtheu në lotë dëshpërimi, të cilat i ngjanin piklave të ujit, që hidheshin e binin sërish në sipërfaqen e ujit në shatërvan. -Jo, edhe pak jetë kam! -Zonjë, sido që të vijë puna, ti mos mbaj merak se Rovenës nënën nuk do t’ia zëvëndësojë dot sado që do të mundohem, por do të jem kopja e nënës së saj. -Zoti i madh i paska dëgjuar lutjet e mia dhe të sajat që sa herë dilte thonte: “Mami, do dal të kërkoj mamin që ti të mos qash më për mua”! Vogëlushja Rovena u rrit mes kujdesit të Merit…