Çano Nora & Petrit Beqiri: Fjala që na mblodhi të gjithëve bashkë në qytetin e vogël të jugut, në Memaliaj

Fjala që na mblodhi këto ditë në promovimin e librit të poetes memaliote,File Harka Zaçe,ishte fjala e shpirtit,fjala e poezisë.Ishte një atmosferë feste promovimi i librit më të ri “Vjeshta që piqet në degë”i kësaj poeteje. Një libër ku fjalët piqen si frutat e vjeshtës ,ku fjalët marrin ngjyrat e gjetheve dhe tingujt e jetës kthehen në vargje. Në këtë mbrëmje të bukur ,poezia dhe kënga u bënë një,si  gjethe që bie lehtë  mbi kujtime, si këngë që rrjedh prej zemrës  së jugut. Pjesmarrësit e shumtë që mbushën sallën e Pallatit të Kulturës në Memaliaj , shijuan vargje, melodi, dhe dashurinë për artin që na bashkon.Në këtë aktivitet të bukur e të ngrohtë ,poezia dhe kënga u bënë urë bashkimi mes të gjithëve. Atmosfera e krijuar ishte e mbushur me emocione dhe çasti la mbresa të veçanta te çdo pjesmarrës.Vargjet e poetes File Zaçe sollën aromën e vjeshtës së pjekur në shpirt dhe frymëzuan  çdo zemër të pranishme.Secili në këtë takim nga më të plotësuarit ,ndau mes njeri – tjetrit emocione.

Poetja File Zaçe mbetet  një zë i veçantë  në panoramën letrare shqiptare ,e ndjeshme  dhe e sinqertë ,duke sjellë në vargjet e saj një mozaik temash që prekin lexuesin. Krijimtaria e saj është një udhëtim i brendshëm , ku ndjenja dhe kujtesa bëhen një lidhëse midis së shkuarës dhe të tashmes. Tematika e dashurisë zë një vend qëndror në veprën e saj ,një dashuri që nuk është thjeshtë ndjenjë romantike,por një përjetim i  gjerë i jetës ,i sakrificave ,i mirënjohjes  dhe i dhimbjeve që la pas koha.Në.poezitë e saj ,dashuria merr formën e përjetësisë ,duke  i bërë  dritë udhëtimi për shpirtin njerëzor. Vendlindja është një tjetër gurë i çmuar në vargjet e File Zaçes.Ajo e sjell  Memaliajn dhe trevën e jugut me aromën e dheut ,me zërin e lumit të Vjosës,,me fëshfërimën e erës në pemë,me bukuritë dehëse të jugut,me cicërimat dhe këngët e zogjve,me  gjithçka që ajo përjeton e shkruan me frymëzimin e saj të çastit ,duke e kthyer Atdheun e vogël në një simbol të madh të qëndresës, kulturës dhe krenarisë. Po aq të gjalla janë edhe portretet njerëzore që ajo ndërton me finesë ,duke i dhënë zë brezave që kanë punuar ,dashuruar, sakrifikuar dhe lënë gjurmë në historinë e këtij vëndi. Veçantia e poetes  shfaqet  edhe në mënyrën se si  ajo prek figurat e shquara të kombit ,ata që kanë bërë histori me mëndje,me punë e me zemër.Në vargjet.e saj  ata rikthehen si frymëzim, si dritë orientuese  për brezat e rinj ,si kujtesë e gjallë ,si identitet.

NOA

Në tërësi poezia e File Zaçes ,ngjason me një kopësht ku bashkëjetojnë lule ndjenje  e gurë historie ,ku fjala shndërrohet në kujtim ,në rrëfim,në amanet dhe në shpresë. Lexuesit e gjejnë veten në vargjet e saj ,sepse aty ka jetë,jetë  të jetuar ,të ndjerë dhe të rrëfyer me shpirt. Libri i ri poetik i File  Zaçes ,siç doli edhe nga ky promovim ,vjen si një dëshmi e maturimit artistik dhe  e një zëri poetik  që ka gjetur qartësisht indetitetin e vet. Poezia e saj e ndërton botën me fjali të thjeshta ,por me ndjenja të thella, me motive të përditshme, por me domethënie universale.Ajo arrin të gërshetojë traditën me modernitetin ,kujtesën me ëndërrën ,jetën e njerëzve të thjeshtë  me idealet e mëdha që i kanë mbajtur gjallë trevat tona. Çdo poezi e kësaj poeteje është një shteg i hapur  mes zemrës dhe mendimit.Ajo nuk ndjek stërhollime të tepruara stilistike ,përkundrazi zgjedh pastërtinë e ndjenjës dhe qartësinë e mesazhit. Kjo e bën poezinë e saj të komunikojë natyrshëm me lexuesin ,t’i afrohet shpirtit  pa barriera dhe të zgjojë emocione  të sinqerta. Vëllimi i saj poetik nuk është thjeshtë një krijim artistik ,ajo është një ruajtje e kujtesës kolektive ,një arkiv shpirtëror ku ruhet kultura,identiteti dhe dinjiteti i njeriut shqiptar.Përmes zërit të saj poetik ,File Zaçe rishpalos bukuritë e vëndit ,virtytet e njerëzve dhe fisnikërinë  e historisë sonë. Poezi dhe këngë.Të dyja shoqëruan njera – tjetrën gjatë këtij promovimi që do mbetet gjatë në kujtesën e njerëzve që i shoqëruan pjesmarrësit nga fillimi e gjer në fund. Grupi polifonik ndezi atmosferën në interpretimin e tyre të ngrohtë ,duke sjellë jehonën e këngëve labe  në nder të poetes .Zërat i shkrinë mes tyre  si një burim i lashtë që rrjedh prej shekujsh ,duke i dhënë emocion e dinjitet  këtij momenti letrar.Pjesmarrësit e ndoqën me respekt ,siç di Memaliaj të vlerësojë artin që mban brenda shpirtit të vet.

Edhe fëmijtë e Qëndrës Kulturore të fëmijve shkëlqyen. Duartrokitjet e gjata ishin një mirënjohje e sinqertë për përpjekjen dhe talentin e tyre. Në interpretimin e marrësit të këngëve memaliote Gramoz Caca,që sot rri në kra të marrësve më të mirë ,e ka rritur autoritetin kulturor të qytetit ,duke e bërë Memaliajn  një adresë të nderuar të traditës popullore shqiptare. Nën zërin e tij , kënga merr jetë të re ,ndërsa rrënjët zgjaten me dinjitet drejtë së ardhmes. Ky promovim ku fjala na mblodhi të gjithëve tok, ku poezia dhe kënga ishin në skalionin e parë në qytetin jugor të Memaliajt,nuk ishte thjeshtë një ngjarje kulturore ,por ishte një takim i ndjenjave ,një festë e fjalës së bukur dhe e traditës artistike të zonës, fjalës që bëri tok  poetë e këngëtarë  në qytetin e vogël të Memaliajt.