Suplementi Pena Shqiptare/ Dritëro Agolli: Të bëhem pëllumb

490
Sigal

A doni të bëhem pëllumb mbi pëllumba,
Më kini pëllumb që tani;
Hedh rrobat nga trupi e vishem me pupla
dhe kthehem pëllumb nga njeri.

Filloj të gugas si pëllumbat gugasin
Andej e këtej kuturu:
Gu-gu mbi ballkonin, gu-gu mbi pullazin,
gu-gu në dritaret, nën strehët gu-gu.

A doni të bëhem pëllumb mbi pëllumba,
Më kini pëllumb me gjithë mend,
T’ju çmendë gu-guja nga gusha me pupla,
Pastaj në mërzi të më vrisni në vend.