Zyrtarisht lojtar i Partizanit, mësoni statistikat e Kallakut me Teutën

201
Sigal

Sherif Kallaku u zytarizua sot te Partizani. Fantazisti i njohur do qëndrojë gjashtë muaj tek të kuqtë, pas arritjes së marrëveshjes së huazimit me Klubin kroat të Lokomotivës së Zagrebit.

Le t’i hedhim një sy statistikave të 23 vjeçari me fanellën e Teutës. Në vitin e parë tek “Djemtë e Detit”, në sezonin 2018-2019, në 10 ndeshje ka shënuar 7 gola. Në edicionin 2019-2020, Kallaku ka luajtur 17 takime dhe ka gjetur rrugën e rrjetës 14 herë. Në pjesën e parë të 2021/2022, ai ka kontribuar për durrsakët në 15 “beteja” dhe ka “përshendetur” rrjetën një herë.

Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e futbollistit në anën e kuqe të kryeqytetit, teksa me siguri mund të themi se Partizani ka kryer një goditje të rëndësishme për arritjen e objektivave sezonal.

Statistikat e Kallakut me Teutën:

2018-2019 / 10 ndeshje / 7 gola

2019-2020 / 17 ndeshje / 14 gola

2021-2022 / 15 ndeshje / 1 gol