ZYRTARE tashmë/ PSG firmos me anësorin portugez, kontrata e vlefshme deri në…

114
Sigal

PSG ka blerë zyrtarisht kartonin e anësorit Nuno Mendes, pas një periudhe huazimi një vjeçare. Parisienët do të paguajnë në arkat e Sportingut një shifër që shkon deri në 40 milionë euro, ndërsa kontrata e re e futbollistit është e vlefshme deri në vitin 2026.

Vendimi për blerjen e futbollistit erdhi pasi portugezi bëri mirë në 27 paraqitje të kampionatit. 19 vjeçari Nuno Mendes shihet mjaft me perspektivë për të ardhmen, pasi cilësitë që zotëron janë të jashtëzakonshme.