Zyrtare/ Kukësi firmos me mbrojtësin boshnjak, Tarik Isić

185
Sigal

Kukësi duket se nuk ka të ndalur në këtë merkato, me verilindorët që kërkojnë të luftojnë sërish për kampionat në sezonin e ardhshëm.

Kësaj radhe klubi verilindor ka firmosur me mbrojtësin boshnjak, Tarik Isiç, i cili ka ardhur nga skuadra e Velez Mostar.

Këtë transferim e zyrtarizoi vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhjen 27-vjeçarit.