E moshuara zbuloi si u mashtrua në skemën e Inceneratorëve/ Petrit Vasili: Mafia ka rrëmbyer qeverinë e Ramës, asnjë hap pas më 7 korrik

140
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas publikimit të dëshmisë së të moshuarës e cila figuronte se kishte në zotërim një pasuri me vlerë 30 milionë dollarë të përfituar nga skema e Inceneratorëve, kur në të vërtetë jeton në azil pasi shtëpinë ia dëmtoi tërmeti.

Vasili shprehet se mafia ka rrëmbyer kokë e këmbë qeverinë e Edi Ramës duke theksuar se e moshuara e pohon krimin e tmerrshëm me zë dhe me figurë. Ai shton se në 7 Korrik askush nuk ka çfarë pret më duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë.

Statusi i Petrit Vasilit

Bie perfundimisht Qeveria e inceneratoreve!

Nje te moshuare 90 vjece ne azil i kalojne me mashtrim nga mafiozet e inceneratoreve miliona euro te inceneratoreve.

Mafia ka rrembyer koke e kembe qeverine e Edi Rames.

E moshuara pohon krimin e tmerrshem me ze dhe figure.

Krimi mafioz shteteror i permasave me medha te shekullit.

Ne 7 korrik askush nuk ka ç’pret më.

Hajdutet e Qeverise jane lakuriq perpara syve te te gjitheve.

Asnje hap pas ne 7 korrik perballe maskarenjve!!