Të shtëna me armë në paradën e festës së pavarësisë në SHBA, raportohet për viktima

108
Sigal

Një sulm me armë ka ndodhur këtë të hënë në paradën për festën e pavarësisë së SHBA-ve që po mbahej në qendër të qytetit Highland Park, në Illinois.

Zyra e Sherifit të Lake County bën me dije se policia po i përgjigjet sulmit me armë, ndërkohë që nuk bëhet me dije ende numri i viktimave, apo i të plagosurve.

Zyrtarët lokal të Highland Park, një periferi rreth 25 milje në veri të Çikagos, thanë se parada e Ditës së Pavarësisë është anuluar dhe këshilluan njerëzit të shmangin qendrën e qytetit.

Një dëshmitar, tha për CNN se kishte dëgjuar rreth 20-25 të shtëna armësh. Ai shtoi se pa të paktën një person të gjakosur dhe në tokë.

Parada ishte planifikuar të fillonte në orën 10 të mëngjesit, në kryqëzimin e Laurel dhe St. Johns Avenue.