ZYRTARE/ Kukësi firmos me ish-sulmuesin e Tiranës

39
Sigal

Kukësi ka filluar nga puna për sezonin e ardhshëm. Ku pas shumë problemeve të krijuar së fundit nga situata me presidentin deri tek largimi i shumë futbollistëve.

Tashmë ata kanë bërë të ditur edhe goditjen e dytë në këtë sesion merkatoje.

Një ditë më parë ata prezantuan prezantuan mbrojtësin e krahut Blerim Sahitaj nga Liria e Prizrenit.

Ndërsa sot ata kanë bërë një tjetër goditje. Këtë herë bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Tiranës, Mario Beshiraj.

23-vjeçari i dha fund aventurës së tij me Korabin disa ditë më parë duke dalë kështu një lojtarë i lirë.

Ditën e sotme ai është prezantuar tek klubi i Kukësi ku ka nënshkruar deri në vitin 2026.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtarë.