I vuri dy herë flakën lokalit të Noizyt, burg kushëririt. I riu në sallën e gjyqit: Po meditoja

57
Sigal

“Arrest me burg’ për kushëririn e këngëtarit Noizy, i cili akuzohet për zjarrvënien në lokalin e këngëtarit. Masa u dha sot nga Gjykata e Durrësit për 26-vjeçarin Eraldo Musteqjen, i cili ka dhënë edhe dëshminë e tij në sallën e gjyqit. Para togave të zeza, 26-vjeçari nuk ka pohuar, as ka mohuar akuzën për zjarrvënie, ndërsa ka deklaruar se ka reaguar pasi policët kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Gjatë dëshmisë së tij, ai tha se ka qenë në zonën pranë lokalit për të medituar dhe ka qenë duke u larguar nga aty, kur është përballur me policinë. Përveç zjarrit të 29 qershorit, Musteqja dyshohet se është autor dhe i dy zjarrvënieve të tjera, njëra më 11 qershor në të njëjtin lokal i cili u shkrumbua thuajse plotësisht dhe më 10 qershor në derën e shtëpisë së familjes së këngëtarit.

Ndaj 26-vjeçarit prokuroria e Durrësit ka ngritur dy akuza, atë të shkatërrimit të pronës me zjarr dhe kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik.