LONDON, ENGLAND - OCTOBER 14: Antonio Conte, Manager of Chelsea looks dejected after the Premier League match between Crystal Palace and Chelsea at Selhurst Park on October 14, 2017 in London, England. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
Sigal

Divorci mes Chelsea dhe Antonio Conte ishte i ditur, madje që të enjten klubi i kishte komunikuar trajnerit dhe stafit të tij përfundimin e marrëdhënies së punës. Por mëngjesin e sotëm ka ardhur edhe lajmërimi zyrtar nga Blutë e Londrës.

“Chelsea dhe Antonio Conte mbyllin bashkëpunimin, – shkruhet në komunikatën për shtyp të klubit londinez – Gjatë periudhës së drejtimit të Antonio Conte ne fituam kampionatin tonë të gjashtë dhe FA Kupën e tetë”.

“Në sezonin në të cilin u fitua titulli – kujtojnë londinezët – klubi ka vendosur një rekord prej 30 fitoresh nga 38 ndeshje të Premier Ligës, përveç rekordit të 13 fitoreve të njëpasnjëshme në kampionat”.