Mançesteri frikësohet nga Barça, kontratë afatgjatë me Januzajn

450
Sigal

Junaitid i ofron rinovimin talentit 18-vjeçar shqiptar. Mediat belge: “Adnani ka zgjedhur Shqipërinë”

Mançester Junaitid është shumë afër lidhjes së një kontratë afatgjatë me Adnan Januzajn, mesfushori e talentuar shqiptar, të konsideruar nga trajneri i famshëm, Sër Aleks Fergusoni, si një nga talentet më premtues të ardhur përmes akademisë së “Djajve të kuq”. Januzaj, shqiptari 18-vjeçar me pasaportë belge, firmosi para dy vjetësh me Mançester Junaitid i transferuar nga Anderlehti. Kosovari, i shumëpritur për të veshur fanellën kuqezi, luajti si zëvendësues i Robin van Persit në finalen e Supërkupës së Anglisë, ndërsa ai do të jetë pjesë e skuadrës të David Mojesit në ndeshjen e parë të Premier Ligës kundër Suonsit, të programuar për ditën e shtunë. Sipas gazetës së madhe angleze “The Guardian”, Junaitid dëshiron ta konfirmojë talentin shqiptar, por të mos përsëritur më gafën që bëri me Pol Pogbanë, i cili edhe pse i ishte vlerësuar shumë nga stafi i trajnerëve iu ofrua një pagë shumë e vogël, çka ndikoi në largimin e tij te Juventusi. Bisedimet kanë nisur tashmë dhe kontrata e re e Januzajt nuk është larg. Januzaj, një sulmues këmbëmajtë me vizion të gjerë, ka bërë paraqitje shumë të mira gjatë fazës përgatitore te Junaitid, duke e bindur trajnerin David Mojes, ashtu si më parë Aleks Fergusonin. Mediat në Kosovë, Shqipëri dhe Belgjikë janë të preokupuara se për cilën përfaqësueses do të luaj ish-lojtari i Anderlehtit. Në kohën kur Xhani De Biazi ka shfaqur dëshirën ta ketë Januzajn pjesë të ekipit, faqja belge “voetbalnieuës.be”, ka shkruar se talenti kosovar ka injoron Belgjikën, derisa zgjedh Shqipërinë. “Januzaj ka zgjedhur të luaj për Shqipërinë, për shkak të presionit që ka nga babai i tij. Kjo mund të jetë e vërtet pasi ai disa herë ka refuzuar të gjitha kategoritë e Belgjikës”, shkruan “voetbalnieuës.be”. Por, kohë më parë, babai i Januzajt, Abedini kishte deklaruar se biri i tij në të ardhmen e afërt nuk do të luajë për asnjë përfaqësuese, pasi është i përqendruar te Mançester Junaitid. “Askush nuk na ka ftuar nga Shqipëria. Kur të na thërrasin, do t’i refuzojmë. Belgjika mbetet opsion”, kishte deklaruar kohë më parë Abedin Januzaj. Ndërkohë, trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi dhe kapiteni Lorik Cana i kanë hapur dyert Januzajt në Kombëtaren shqiptare. Që të dy, shpresojnë se kosovari do ta zgjedhë Shqipërinë para Belgjikës. Gazeta “Independent” shkruante se trajneri legjendar Matt Busby do të çmendej për të dhe shkon edhe më tej: “Harrojeni Runin! E ardhmja është mëngjarashe dhe mban numrin 44”.

  “Adnan Januzaj, thuaji ‘Po’ Shqipërisë!”

 Komuniteti i tifozëve kuqezinj ka hapur një “fan-page” në rrjetin më të madh social bë botë, “Facebook”, të titulluar “Adnan Januzaj, thuaji ‘Po’ Shqipërisë!”. Mesazhi i është i drejtuar mesfushorit të talentuar shqiptar të Mançester Junaitid, për të veshur fanellën kuqezi. Brenda 24 orëve të para, numri i tifozëve që kanë bërë “like” janë mbi 5000 veta.

Trukimet, UEFA përjashton Metalist Kharkivin

 UEFA tregoi “grushtin” e saj të rëndë. Skuadra ukrainase, Metalist Karkiv u përjashtuan nga të gjitha kompeticionet europiane për sezonin 2013-2014. Vendimi u mor nga komisioni i Apelit i UEFA-s, që analizoi me kujdes provat që paraqitën përfaqësuesit ligjore te Metalist Karkivit dhe inspektorët të UEFA-s në lidhje me përfshirjen e këtij klubi në trukimin e ndeshjeve. Duke u bazuar në rregulloren e UEFAs mbi kriteret që duhet të plotësojnë klubet për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, Apeli vendosi përjashtimin e Metalist Karkivit nga ky kompeticion. Ukrainasit do të kenë mundësi ta çojnë çështjen në gjykatën e arbitrazhit sportiv (CAS). Nënkampionët e Ukrainës në turin e tretë eliminator të Ligës së Kampioneve eliminuan grekët e PAOK-ut, ku aktivizohet edhe futbollisti i kombëtares shqipatre Ergys Kace, me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Ndërkohë paneli i emergjencës së UEFA-s, që përbëhet nga 5 anëtarë të komitetit ekzekutiv të qeverisë së futbollit europian në orët e ardhshme pritet të vendosë sesi do të procedohet pas përjashtimit të Metalist Karkivit, që në bazë të kalendarit mesjavën e ardhshme duhet të përballej me Shalke 04 në takimin e parë të fazës “play–off” të Ligës së Kampioneve. Me rifutjen e PAOK-ut në Ligën e Kampioneve, në fazën e grupeve të Ligës së Europës kalon Makabi Tel Aviv, pasi izraelitët do të përballeshin me ekipin grek.

Vetëm dy javët e fundit me Kukësin kanë firmosur Smajli, Dragoi, Cikalleshi dhe Hysa dhe Bratiç

 Davor Bratiç firmos për Kukësin

  Kukësi synon të ndërtohë një skuadër për titull kampion. Skuadra e vetem shqiptare që, ka kaluar tre ture në Europë (në Ligën e Europës), nuk përmbahet në merkato.

  Nënkampionët e Shqipërisë kanë arritur marrëveshjen me mesfushorin kroat Davor Bratic, i cili do të prezantohet këtë të enjte si përforcimi i radhës i formacionit të Armando Cungut. Presidenti Safet Gjici ka rënë dakord me 26-vjecarin për një kontratë njëvjeçare me të drejtën e rinovimit edhe një sezon tjetër. Për shërbimet e ish-futbollistit të Skënderbeut dhe Flamurtarit janë interesuar edhe skuadra të tjerë të superiores, por korrektësia dhe projekti I skuadrës verilindore ka mposhtur konkurrencën e rivalëve në kampionatin shqiptar. Me këto lëvizje presidenti Gjici kërkon të bëjë më të mirën e mundshme për ta përforcuar Kukësin në të gjitha repartet për dy ndeshjet “play-off” të Europa Ligë ndaj Trabzonzorit, por synimi i presidencës kuksiane është të ndërtojë gjithashtu një grup të fortë për të synuar titullin kampion sezonin e ardhshëm. Vetëm dy javët e fundit me Kukësin kanë firmosur Smajli, Dragoi, Cikalleshi dhe Hysa, ndërsa firma e Bratiç do të vijë zyrtarisht sot.

MIQËSORET

 TIRANA-VLLAZNIA 1-0

Tirana mundi 1-0 Vllazninë në miqësoren e zhvilluar dje në “Selman Stërmasi”. Golin e vetëm e shënoi Çota.

LUSHNJA-FLAMURTARI 4-0

Lushnja shkatërroi 4-0 Flamurtarin, në miqësoren e zhvilluar në “Roza Haxhiu”. Vlonjatët ishin me ekip të rinjsh.

 Izmir Smajlaj eliminohet nga Botërori i Moskës

 Izmir Smajlaj nuk arrin të kualifikohet për në finalen e kërcimit së gjati për meshkuj, duke u renditur i 13-ti nga 15 atletet e baterisë së tij dhe i 24-tërti në total në garë nga 29 pjesëmarrës. 20-vjeçari, që stërvitet në Angli, e mbylli garën e tij me kërcimin prej 7 metra e 55 centimetra, që gjithsesi është rezultati i tij më I mirë në karrierë, pavarësisht se rekordi kombëtar vazhdon të qëndrojë i pathyer dhe mbahet nga Admir Bregu me 7 metra e 75 centimetra dhe reziston që prej vitit 2008.

Smajlaj, që nuk është se kishte shumë shpresa për një vend në finale, provën e tij më të mirë e realizoi që në kërcimin e parë, ndërkohë që në përpjekjen e dytë bëri faull ndërsa e dobët rezultoi dhe prova e tretë, ku Smajlaj kërceu vetëm 7 metra e 25 centimetra. Me këtë paraqitje ai u rendit i 13-ti në Baterinë numër 1 duke lënë pas vetëm, kazakun, Safronov dhe atletin nga ishujt Aruba, Quincy Brell. Me provën e Smajlaj përfundoi Botërori i Shqipërisë në Moskë, që pati si kulmin e tij kualifikimin historik të Luiza Gegës në gjysmëfinalet e garës së 1500 metra për femra.