Zhvillime të rëndësishme te Egnatia, zyrtarizohen rinovimet e dy lojtarëve

24
Sigal

Zhvillime të rëndësishme te Egnatia. Klubi nga Rrogozhina ka rinovuar me Albano Aleksin dhe Renato Malotën. Mbrojtësi Malota dhe mesfushori Aleksi do të qëndrojnë te kjo skuadër, të paktën deri në vitin 2025.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të rinovoj kontratën me mesfushorin Albano Aleksi. 31-vjeçari ka firmosur kontratën e re me klubin tonë deri në vitin 2025-të. Klubi i uron suksese në vazhdim.

Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të rinovoj kontratën me kapitenin Renato Malota deri në vitin 2025-të. Malota luan sezonin e dytë me fanellën e Egnatias ku në sezonin e tij të parë fitoi Kupën e Shqipërisë duke shkruan emrin në historinë e klubit tonë” – Shkruan klubi.