Sigal

Napoli janë duke shikuar mundësinë e nënshkrimit të Karim Benzemas nga Real Madridi, thonë raportet e fundit.

30-vjeçari bëri 32 paraqitje në ndeshjet e La Liga-së në stinorin e kaluar, duke shënuar vetëm 5 herë dhe duke asistuar 10 herë, transmeton Gazeta Express.

Napoli e sheh si ëndërr transferimi e Benzemas gjatë kësaj vere. Trajneri aktual i Napolit, Carlo Ancelotti, ka qenë bashkë me Benzeman gjatë kohës së tij si trajner i klubit spanjoll.

Çmimi i Benzemas është 40 milionë euro dhe kontrata e tij aktuale me Realin nuk përfundon deri në vitin 2021 ku ka një pagë prej 8 milionë eurosh për stinor.