Kukësi mposht Egnatian, verilindorët “presion” Tiranës në kreun e klasifikimit

185
Sigal

Kukësi ka arritur të mare një fitore tepër të rëndësishme teksa ka mposhtur 2-0 skuadrën e Egnatias në stadiumin e qytetit të Laçit.

Për skuadrën verilindore të Diego Longos kanë realizuar dy blerjet e verës, Edi Basha në minutën e 53′ dhe kapakun kësaj sfide e vulosi Luka Milunoviç në minutën e 84′.

Një fitore e rëndësishme kjo për Kukësin pas ndalesës së Tiranës ndaj Skënderbeut, teksa i shkojnë bardhebluve në -1 pikë ne kreun e klasifikimit, ndërsa ekipi rrogozhinas klasifikohet në vendin e 8 në kuotën e 11 pikëve.

FT | KUKËSI 2-0 EGNATIA