Tenton të vetëvritet me armë 23-vjeçari në Korçë, ja çfarë thotë policia

65
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë.

Rreth orës 14:20 të kësaj të diele, në ambientet e spitalit është paraqitur 23-vjeçari E. M., i cili ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri. Grupi hetimor ndërkohë po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.11.2021, rreth orës 14:20, në Urgjencën e Spitalit Korçë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, i cili në banesë ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.