Xhani De Biazi: “Forca Shqipëria, të vazhdojmë përpara kështu!”

538
Sigal

Trajneri italian i Kombëtares jep mesazhe dashurie nga Italia pas ndeshjeve me Islandën dhe Slloveninë

Trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, falënderoi publikisht lojtarët e Kombëtares pas fitores 1-0 me Slloveninë, përmes faqes së tij në rrjetin më të famshëm social, “Facebook”. “Dëshiroj t’u bëj komplimente djemve të mi. Pas humbjes së pamerituar me Islandën nuk ishte e lehtë të ringriheshim. Përkundrazi qëndruam të përqendruar dhe të bindur në punën e kryer. Dhe kështu u rinisëm të gjithë së bashku dhe kundër Sllovenisë edhe rezultati ishte pozitiv. Të shkojmë përpara kështu, me entuziazëm dhe dëshirë për të ndërtuar. ForcaAlbania, Forca Shqipëria!”, shkruhet në mesazhin e teknikut italian, ku “Forca Shqipëria” është shkruar në shqip, ndryshe nga pjesa tjetër e mesazhit që është i gjithi në italisht. Shqipëria humbi 2-1 me Islandën në “Qemal Stafa’, përpara se fitonte 1-0 po në kryeqytet me Slloveninë. Golin e fitores e shënoi Odise Roshi në minutën e 37-të. Pas katër ndeshjeve të para, Kombëtarja jonë ka grumulluar 6 pikë duke u renditur në vendin e tretë nga gjashtë skuadra që ka grupi ynë eliminator në Kupën e Botës “Brazil 2014”.

UJKANI

Trajneri De Biazi gjatë një interviste të gjatë për portalin sportiv italian Tuttomercatoweb.it, në prag të ndeshjes Palermo-Torino dha midis të tjerash dhe një gjykim në lidhje me portierin e Palermos dhe të Kombëtares shqiptare, Samir Ujkani. “Ujkani është një portier shumë i mirë, nuk mendoj se Palemo duhet të llogarisë të tjerët duke pasur atë në grup. Është e qartë që, në ndeshjet e para ka qenë në vështirësi edhe për faj të prirjes së përgjithshme të skuadrës, por nuk besoj që ai të ketë përgjegësi të veçantë në golat e pësuar ngaPalermo. Faza mbrojtëse nuk varet vetëm në nga portieri”, – tha De Biazi për portalin sportiv italian. Vetëm një ditë më parë, në prag të ndeshjes, Palermo-Torino, redaksia e gazetës së njohur sportive italiane “Tuttosport” u kërkoi dy teknikëve, Bortolo Muti dhe Merio Bereta të analizonin ballafaqimet individuale më të rëndësishme të sfidës së të dielës. Përsa u përket portierëve Samir Ujkani dhe Zhan Fransua Zhije, tre parametrat e vlerësimeve ishin: daljet, rendimenti midis shtyllave dhe loja me këmbë. Ja dhe vlerësimet e Mutit: “Ujkani meriton nga një 8 në të tre kriteret. Zhijesë i jap një 8 për daljet, një 9 midis shtyllave dhe një 10 për lojën me këmbë”. Në shtatë javët e zhvilluara deri tani në kampionatin italian,Palermoka pësuar 11 gola, ndërkohë që 24-vjeçari Ujkani ka qenë i pranishëm në të gjitha takimet.