Arben DUKA / Atë që lëpinin dje, e pështyjnë sot!

594
Sigal

S’i besoj unë ata njerëz,

s’i besoj, o Zot,

atë që lëpinin dje,

e pështyjnë sot!

 

Këta janë njerëzit e turpit,

Helmi edhe vreri,

Në trupin e shoqërisë,

Më keq nga kanceri!

 

Ti që qeshje kur liria,

Varej në çengel,

Ti që vrave të vërtetën,

Si s’ke turp qëdel?!

Juve që këndonit himne,

Për rendin e ri,

Juve që të bënit nënën,

Për nënën parti!

 

Ju që mendoni se shqipot,

Janë ca budallenj,

Që dhe maskarenjtë i falin,

Kur janë “të mëdhenj”!

 

Ju që deshët me pasion,

Kumin e shëmtirës,

Të mëdhenjtë asnjëherë,

S’kanë qenë sahanlëpirës!

 

Ju që monument u ngritët,

Në hipokrizi,

Ju që shpirtin krejt e shitët,

Për pakëz lavdi!

 

Pasqyra ku shihnit veten,

Copë-copë  u thye,

Dhe “lavdia” që ju dhanë,

Krejt në turp u kthye!

 

Ti që ngrite diktatorët,

Në të lartën majë,

Duhet krejt ta mbyllësh gojën,

Tani mos i shaj!

Vendi derra kaq të ndyrë,

Polli pa hesap,

Unë i “ther” veç me satirë,

Se nuk jam kasap!

 

Veç Një se njollosi jetën,

S’pickoi si mushkonja,

U bë Një me të vërtetën,

Veç Fatos Lubonja!

 

Veç ai mbeti njeri,

Sa një mal i lartë,

Floriri mbetet flori,

Hidhe edhe në baltë!

 

Kishte për të marrë plot,

Ponuk mori haqe,

Unë do t’i jepja që sot,

Një “Nobel” për paqe!

 

Tek ai merr vlerë të plotë,

Ky emri Njeri,

“Nobel” do t’i jepja sot,

Edhe për letërsi!

 

Dhe më tutje nuk e ngas,

Kaq qe historia,

Dhe Fatosi që po flas,

Lindi nga liria!