Vlera e kombëtareve të kualifikuara në ‘Euro 2024’/ Kryeson Anglia, ja ku renditet Shqipëria

39
Sigal

Kombëtaret e fundit në radhë, që janë kualifikuar në finalet e “Euro 2024” janë Holanda, Zvicra dhe Rumania.

Pyetja që lind në këtë rast dhe i jep përgjigje “Sky Sport” me shkrimin e mëposhtëm është e tillë: Sa vlejnë në merkato kombëtaret që kanë siguruar deri më tani një vend në finalet e Europianit të Gjermanisë?

Skuadra e drejtuar nga Iordanesku, Rumania, është më pak e shtrenjta nga të gjithë (deri tani), e ndjekur nga Shqipëria, e dyta më pak e shtrenjta, ndërsa në krye të listës është Anglia e Southgate.

“Tre Luanët” janë kombëtarja e vetme, së bashku me Francën, që e kalojnë vlerën e një miliardë eurove në treg.

Kjo më poshtë është renditja, me të dhënat e marra nga sajti i specializuar i merkatos dhe vlerës së futbollistëve në treg, Transfermarkt.

1) ANGLIA – Vlera 1.3 miliardë euro

Më i vlefshmi – Jude Bellingham: 150 milionë euro

2) FRANCA – Vlera 1.1 miliardë euro

Më i vlefshmi – Kylian Mbappé: 180 milionë euro

3) PORTUGALIA – Vlera 921.5 milionë euro

Më i vlefshmi – Rafael Leao: 90 milionë euro

4) SPANJA – Vlera 814 milionë euro

Më të vlefshmit – Rodri dhe Pedri: 100 milionë euro

5) GJERMANIA – Vlera 665 milionë euro

Më i vlefshmi – Jamal Musiala: 110 milionë euro

6) HOLANDA – Vlera 462 milionë euro

Më i vlefshmi: Xavi Simons: 70 milionë euro

7) BELGJIKA – Vlera 448.8 milionë euro

Më i vlefshmi – Jeremy Doku: 60 milionë euro

8) DANIMARKA – Vlera 340.1 milionë euro

Më i vlefshmi – Rasmus Hojlund: 65 milionë euro

9) AUSTRIA – Vlera 281.7 milionë euro

Më i vlefshmi – David Alaba: 40 milionë euro

10) ZVICRA – Vlera 209.4 milionë euro

Më i vlefshmi – Manuel Akanji: 38 milionë euro

11) TURQIA – Vlera 187.1 milionë euro

Më i vlefshmi – Hakan Calhanoglu: 40 milionë euro

12) SKOCIA – Vlera 184.4 milionë euro

Më i vlefshmi – Andrew Robertson: 40 milionë euro

13) SLLOVAKIA – Vlera 167.3 milionë euro

Më i vlefshmi – Milan Skriniar: 50 milionë euro

14) HUNGARIA – Vlera 147.4 milionë euro

Më i vlefshmi – Dominik Szoboszlai: 70 milionë euro

15) SHQIPËRIA – Vlera 81.7 milionë euro

Më i vlefshmi – Kristjan Asllani: 12 milionë euro

16. RUMANIA – Vlera totale si kombëtare 73.28 milionë euro

Më i vlefshmi – Radu Dragusin: 10 milionë euro