Osmani me Stoltenberg: Nëse Serbia nuk ndëshkohet për sulmin në Banjskë, do të inkurajohej tjetër sulm në Kosovë

38
Sigal

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmet në veri të Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët me sekretarin e NATO-s, Stoltenberg Osmani tha se mos dënimi i Serbisë për sulmet e mëparshme solli ngjarjet në Banjskë.

‘Nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë për këto sulme të vazhdueshme do të inkurajohej të sulmojë Kosovën dhe të ta destabilizojë Ballkanin. Roli i NATO-s në këtë drejtim është vendimtarë pasi Serbia mbetet kërcënim për paqen në rajonin tonë’, deklaroi Osmani.