Vladimit Puatenko:“Pse kam frikë nga Kukësi”

499
Sigal

Dështimi me kuksianët, shkarkohet te Metalurg Dontesk, trajneri Maksimov. Vladimit Puatenko, tekniku i ri

Humbja 2-0 me Kukësin në “Qemal Stafa”, në ndeshjen e parë të turit të tretë të Ligës së Europë, provoi edhe largimin e ish-trajnerit Juri Maksimov nga Matalurg Dontesku. Tani në krye të skudrës ukrianase është caktuar Vladimir Puatenko, ky i fundit ka përpara në mision shumë të vështirë. “Detyra ime, të kaloj Kukësin”, -tha Puatenko gjatë një interviste të gjatë për portalin sportiv ukrainas, “Football.ua”. Metalurg Donetsk-Kukësi do të luhet ditën e enjte, ora 18:15 në stadiumin “Metalurh”. Skuadrës kuksiane i mjafton edhe një humbje 1-0, për të kaluar në turin e katërt.

  – Vladimir, me çfarë statusi do të përgatisni ndeshjen e Metalurgut kundër Kukësit?

– Si trajner i komanduar.

– Kur e morët ofertën për të drejtuar Metalurgun, pasi gjithçka ndodhi brenda ditës së hënë?

– Ditën e hënë.

– Cila është situata në klub para ndeshjes me Kukësin?

– Situata nuk ka qenë e mirë. Tani unë kam një detyrë të veçantë, si të përgatis sa më mirë ekipin për sfidën shumë të rëndësishme me Kukësin dhe të kualifikohemi për më tej. Fakti është që, unë kam punuar në klub, duke drejtuar akademinë e moshave të Metalurgut. Kështu që, të thirrej një ekspert i “huaj” në një situatë të tillë ndoshta nuk do të ishte logjike. Se çfarë dot ë ndodhë, ne do ta shohim, por nuk është një çështje që lidhet vetëm me mua. Janë opsione të ndryshme, kështu që për kryetrajnerin e Metalurgut, sigurisht që do të ketë shumë kandidatë.

– Ju e patë ndeshjen e para të ballafaqimit me Kukësin në Shqipëri? Sa cilësore ishte loja e Metalurgut?

– Po, e pashë. Cilësia e ndeshjes sonë? Në parim, luajmë mirë. Golin e parë e pësuam nga mungesa e theksuar e vëmendjes. Edhe goli i dytë ishte nga një pozicion standard. Shqiptarët janë fiks për këto ndeshje, si pjesë e lojtarëve të tyre. Unë mund të përmend qendërsulmuesin, i cili luan shumë mirë me topin dhe është i rrezikshëm në gjuajtjet me kokë. Dy lojtarët anësorë i dhanë shumë shpejtësi lojës, ndërsa mendoj se Kukësi luajti jo keq në kundërsulm. Gjithashtu, edhe fanataziti ishte një lojtar shumë i mirë. Gjithsesi, dua ta përsëris se ekipi ynë luajti shumë mirë, por sipas meje, ne e nënvlerësuam kundërshtarin dhe u ndëshkuan nga mungesa e vëmendjes në pësimin e golave.

– Kjo gjë është parë edhe gjatë këtyre javëve me Metalurgun?

– Po, e vërtetë.

– Sipas jush, cilat janë arsyet kryesore për këtë fillim jo shumë të suksesshëm, por aq sa keni parë?

– Ka disa probleme, por këto nuk janë vetëm te Metalurgu, por absolutisht në të gjitha problemet. Është e vështirë të nxjerrësh disa nga problemet specifike.

– Juri Maksimovi pati një sërë problemesh. Si e shikoni cilësinë e lojtarëve të skuadrës?

– Janë disa lojtarë që kanë punuar nën drejtimin tim disa vite më parë, plus që unë mund të shtoj edhe prurjet e reja, ata që kanë ardhur në dimër apo blerjet e verës. Mendoj se, nuk kemi probleme me cilësinë apo sasinë e lojtarëve.

– Edhe pse Metalurgu e ka mbyllur fushatën e blerjeve, a mendoni se mund të vinë lojtarë të rinj?

– Unë mendoj se, nuk e nuk e kemi mbyllur, pasi kemi nevojë për lojtarë të rinj. Kemi nevojë, mendoj unë, në të gjithë repartet. Unë dua të bëj dallime, nëse flitet për ukrainas apo legjionarë. Kjo nuk ka rëndësi për mua.

Pse u shkarkua Maksimovi

 Juri Maksimov u shkarkua nga drejtuesit e Metalurg Donetskut, për shkak të rezultateve të dobëta, ku kulmi ishte humbja 2-0 me Kukësin në Ligën e Europës. “Në futboll gjithçka përcaktohet nga rezultatet. Ekipi ynë, për fat të keq, ishte i pasuksesshëm në këtë fillim të sezonit, si në kampionatin vendas ashtu dhe në Ligën e Europës. Drejtuesit e Metalurgut e analizuan me kujdes performancën e ekipit në sezonin e ri, dhe vendosën që prishnin në mënyrë të parakohshme kontratën me trajnerin Juri Maksimov”, -tha Drejtori i Përgjithshëm i klubit, Evgenij Gaiduk. Sezonin e kaluar, Metalurg Dontesku zuri vendin e pestë – i cilësuar i mirë, duke fituar edhe një vend në Ligën e Europës.

 Kukësi, me çarter në Ukrainë

 Kukësi do të udhëtojë sot, në orën 8:00 me një çarter drejt Ukrainës, për sfidën e radhës kundër Metalurg Donteskun, ku do të synojë mbrojtjen e rezultatit 2-0 të ndeshjes së parë. Në turin e parë, Kukësi eliminoi Flora Talinin e Estonisë dhe Sarajevon e Bosnjës në të dytin. Po sot në mbrëmje, trajneri Armando Cungu do të drejtojë stërvitjen njohëse me stadiumin ku do të luhet ndeshja, por dhe do të përcaktohet formacioni i ndeshjes.

  Nuhiu dëshiron të luajë për Shqipërinë

 Atdhe Nuhiu, 23-vjeçari i lindur në Prishtinë, dhe që ka pasaportë austriake, ka shprehur për të disatën herë dëshirën për të luajtur me fanellën kuqezi. Edhe pse ai ka luajtur disa ndeshje me Shpresat e Austrisë, madje duke i shënuar edhe Shpresave të Shqipërisë në eliminatoret e Europianit, përpara dy vjetësh, kjo nuk e pengon që të veshë fanelën e Kombëtares së Xhani de Biazit. Shembujt janë të pafund deri në ditët e sotme. Por, s’është hera e parë që shtatlarti (197 cm i gjatë) i sulmit të Shefield Uednsdaj, skuadra e Championship anglez, pra kategoria e dytë, jep të tilla deklarata. Në fakt, ai edhe pas ndeshjes që Shpresat luajtën ndaj Austrisë të vlefshme për eliminatoret e Europianit të Moshave, në 2011, kur edhe i shënoi Shqipërisë dhe nuk festoi, u shpreh: “Do të doja të luaja me Shqipërinë, sepse fakti që kam luajtur me Austrinë s’do të thotë asgjë”. Nuhiu ka lindur në Prishtinë dhe ka një fizik për t’u admiruar. Është 197 cm i gjatë, pra edhe më i gjatë se Etrit Berisha, portieri i Kombëtares, ndaj arrin që të ulë topat me lehtësi dhe të ndihmojë ekipin. Shefieldi e kishte studiuar dhe në Angli duhet fiks profili i tij.

 Spanja tronditet nga një skandal bastesh

 Shtohen zërat rreth ndeshjeve të trukuara në Spanjë. Gjatë muajve të shkuar janë hedhur disa dyshime rreth këtij fenomeni edhe në Gadishullin Iberik, por asnjëherë nuk ka nisur një hetim i vërtetë. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, sekretari i Këshillit të Shtetit, Miguel Kardinale dhe presidenti i Ligës së Futbollit Profesionist, Javier Tebas zbuluan se 9 ndeshje të Ligës së Parë dhe të Dytë dyshohen si të trukuara. Sipas tyre, presidenti i Gironas, Hoakim Boadas ka ndërmarrë një hap fisnik duke e denoncuar këtë fenomen dhe një gjë të tillë duhet ta bëjnë edhe drejtues të tjerë të futbollit. Një prej ndeshjeve të dyshuara për trukim është ajo mes Gironas dhe Xerez ku kapitenit vendas, Dani Mallo iu ofrua një shumë prej 120 mijë Eurosh për të lenë ndeshjen në favor të miqve. Një tjetër ofertë ndaj kapitenit erdhi edhe në ndeshjen ndaj Racing Santander, ku këta të fundit kërkuan që Girona të tregohej zemërgjerë në fushën e lojës duke premtuar një shumë të majme. Gjatë fjalës së tij, shefi i Ligës së Futbollit, Havier Tebas zbuloi se 3 nga 9 ndeshjet e dyshuara si të fiksuara i përkasin Primera Divizion. Deportivo La Korunja dhe Levante janë dy prej skuadrave të dyshuara. Deklarata e përbashkët mes dy drejtuesve të lartë mund t’i hapë rrugën një hetimi më të detajuar për të çmontuar sistemin e trukimit të ndeshjeve në futbollin spanjoll, por detajet e rrugës që do të ndiqet janë ende të paqarta.

 Garet Bejli drejt Madridit

 Tottenham duket i dorëzuar në luftën për të mbajtur talentin uellsian Garet Bejl në skuadër. Rruga drejt Madridit për 24-vjeçarin drejt Madridit duket e hapur. Këtë e konfirmon edhe anëtari i këshillit drejtues të klubit londinez, Keit Mils. Ai thekson se Totenhem dëshiron që Bale të qëndrojë por lojtari ka shprehur hapur dëshirën për të nisur një aventurë të re dhe në këtë pikë, klubi londinez nuk mund të bëjë asgjë. Mils shton se edhe pse një lojtar mund të ketë kontratë me klubin, nuk mund të detyrohet të qëndrojë. Ndërkohë, vetë lojtari u paraqit në stërvitjen e së martës edhe pse me disa minuta vonesë. Një tjetër shenjë e tensionimit të marrëdhënies mes sulmuesit dhe tifozerisë është edhe kërcënimi me vdekje që uellsiani ka marrë nga persona ende të paidentifikuar. Lajmin e konfirmon klubi që shton se ka marrë masa për forcimin e sistemit të sigurisë përreth ambienteve të skuadrës. Një situatë kjo që nuk duket se i l;ë zgjidhje të tjera Totenhemit që duket se e ka humbur përfundimisht 24-vjeçarin, imazhin e të cilit e ka hequr edhe nga faqja zyrtare e shoqërisë në Tëitter.