Mbappe vendos për të ardhmen, dëshiron të vazhdojë karrierën te…

197
Sigal

Kilian Mbape vazhdon të tregojë paraqitje të shkëlqyera me PSG-në, teksa mbrëmjen e djeshme tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, teksa shënoi dopietë ndaj Bajernit në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve.

Megjithatë pavarësisht formës së shkëlqyer që po kalon, ky pritet të jetë sezoni i fundit i Mbapesë me fanellën e PSG-së. Drejtuesit francezë, po përpiqen të bindin sulmuesin për rinovimin e kontratës, por 22-vjeçari e kam ndarë mendjen për të ardhmen.

Sipas asaj që raporton “Cadena Ser”, Mbape i ka bërë të ditur drejtuesve se nuk dëshiron të rinovojë kontratën, pasi dëshira i tij është të bashkohet me Realin e Madridit. Këta të fundit e ndjekin prej kohësh futbollistin dhe në verë mund të mbyllet gjithçka për ta afruar, duke parë edhe dëshirën e madhe të lojtarit për t’u vënë nën urdhrat e Zidanit.