Aksident te rruga e portit, plagoset një person në Durrës

214
Sigal

Mbrëmjen e sotme, një aksident raportohet të ketë ndodhur në Durrës.

Sipas mediave, një automjet është përplasur tek rruga e portit në qytetin bregdetar.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një person dhe është transportuar drejt spitalit të Durrësit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.