VIDEO/ Transferimi te Paris SG, qindra tifoz në radhë për të blerë bluzën e Neymar

456
Futbollisti më i shtrenjtë i historisë së futbollit, Neymar, ka bërë sensacion në Francë ende pa bërë prezantimin në ambientet e klubit të Paris SG. Në dyqanet e klubit parisien kanë nisur të prodhohen bluzat e personalizuara të brazilianit dhe të shumtë kanë qenë tifozët të cilët e kanë pritur me padurim këtë moment.
Siç shihet edhe nga një video e publikuar nga “Goal.com”, qindra tifozë të Parisit janë në radhë për të bërë të tyren një bluzë të Neymar.
“Superstar-i” brazilian ditët e fundit ka qenë i sulmuar nga tifozë të shumtë të Barcelonës të cilët e kanë konsideruar si tradhti lëvizjen e tij drejt Francës, por pas gjithë kësaj zhurme Neymar duket sa ka gjetur pak qetësi pas zyrtarizimit si futbollist i Paris SG.

Kujtojmë që transferimi i tij klubit parisien i kushtoj 222 mln euro vetëm për të siguruar shërbimet, ndërsa në kontratën 5-vjeçare është parashikuar që futbollisti të fitojë në total 150 mln euro si pagë neto. Në total duke përfshirë edhe taksat që Paris SG duhet t’i paguajë qeverisë franceze operacioni i Neymar kap shifrën e 500 mln eurove.
Sigal