Shorti i vuri përballë PSG-së, Muller paralajmëron francezët: Këtë herë nuk ka…

132
Sigal

Thomas Muller ka reaguar me një status provokues pas shortit të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, hedhur sot në Nyon të Zvicrës dhe që e përballi skuadrën e tij me PSG-në: “Këtë herë nuk ka ‘au revoir’ (mirupafshim)”.

Më tej vijon me fjalë: “Dy skuadra me lojtarë shumë të mirë, mjerisht njëra nuk mund të shkojë në raundin tjetër. Mezi e pres ndeshjen në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo është një nga ndeshjet më interesante të 1/8 finale, që do ta presin me padurim edhe dashamirësit e futbollit”.

NOA

Disa momente pasi Bayern Munich mësoi emrin e kundërshtarit, që përbëhet nga yje të klasit të parë si Messi, Mbappe, Neymar, Donnarumma etj, Muller përdori rrjetet sociale për të ndarë reagimin e tij. Referuar shortit, çuditërisht veterani i skuadrës bavareze ndihet i sigurt.

Bayerni u eliminua herën e fundit që këto dy skuadra u ndeshën në fazën me eliminim direkt të Champions League. PSG e mposhti skuadrën gjermane në çerekfinale me gola si mysafire, pavarësisht se humbi ndeshjen e dytë 1-0 në Paris. Parizienët avancuan më tej falë fitores së tyre 3-2 në “Allianz Arena”.

Ndërkohë, në finalen e vitit 2020, gjigantët bavarezë triumfuan pikërisht ndaj PSG, moment i cili konsiderohet si frymëzim për “hakmarrje” te kryeqytetasit francezë, të cilët kanë shpenzuar miliarda për ta fituar këtë kompeticion prej gati një dekade, por nu kia kanë dalë dot. Edhe këtë edicion, pengesa e madhe e parë që duhet kaluar është Bayern Munich, një rival shumë i fortë dhe me ambicie maksimaliste.

Thomas Muller do të jetë në aksion për “Die Roten” kundër Werder Bremen dhe Schalke, përkatësisht, përpara se të shkojë në Katar me kombëtaren gjermane për Kupën e Botës.