VIDEO/ Ndodh gjithçka në Bayern-Werder, 5 gola në 28 minuta dhe 1 penallti e humbur

100
Sigal

Bayern Munich është kthyer në fushë për javën e katërmbëdhjetë të Bundesliga-s. Bavarezët presin në shtëpi ekipin e Werder Breme dhe synojnë të marrin fitoren e radhës në kampionat.

Ndeshja ka nisur shumë mirë për skuadrën e Nagelsmann, me bavarezët që kanë arritur të gjejnë golin pas vetëm gjashtë minutash lojë me Musiala-n.

GOLI I MUSIALAS – VIDEO

Megjithatë, miqtë janë kundërpërgjigjur pas vetëm katër minutash me golin e Jung, që ka ardhur pas një aksioni perfekt të Werder Breme, që ka futur në kuadrat lojtarët e Bayern-it.

GOLI I WERDER BREMEN – VIDEO

Në minutën e 16-të të ndeshjes, vendasit kanë pasur një mundësi të artë për t’u kthyer në avantazh, por Choupo-Moting, lojtari më në formë i Bayern-it, ka gabuar një penallti.

PENALLTIA E CHOUPO-MOTING – VIDEO

Lajmi tjetër i keq për vendasit ka ardhur në minutën e 20-të me dëmtimin e Mane, i cili është zëvendësuar nga Sane. Gjithsesi, bavarezët nuk kanë gabuar në minutën e 23-të dhe janë kthyer në avantazh falë një goli të realizuar nga Serge Gnabry dhe në të 26-ën kanë shënuar të tretin me Goretzka-n. Pak momente më vonë ka ardhur goli i katërt i shënuar p♪7rsëri nga Gnabry.

GOLI I GNABRY – VIDEO

GOLI I GORETZKAS – VIDEO