VIDEO/ Ja çfarë i tha ylli i Liverpool, Shaqirit pas 2 golave

503
Sigal

Pasi Xherdan Shaqiri arriti t’i sigurojë fitoren Liverpoolit kundër Manchester Unitedit përmes dy golave të tij, qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, e thërriste emrin e shqiptarit ndërsa lojtarët ishin duke hyrë në dhomat e zhveshjes.

Liverpoolit i nevojitej fitorja në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, të dielën, për t’u kthyer përsëri në vendin e parë në tabelën e Premierligës. Trajneri Jurgen Klopp u shpëtua nga Shaqiri, i cili hyri në ndeshje në minutën e 70-të dhe arriti t’i shënojë dy gola.

Llogaria zyrtare e Liverpoolit i ka publikuar disa video të pamjeve brenda stadiumit Anfield, në kanalin e saj në Youtube, ku shihen lojtarët e Liverpoolit duke e festuar fitoren kundër rivalit dhe rimarrjen e vendit të parë.

 

Ndërsa futbollistët janë duke u futur në dhomat e zhveshjes, Van Dijk dëgjohet duke bërtitur: “Shaqa i madh në ndërtesë”.

Pas kësaj disfate, Liverpooli kaloi 19 pikë para Manchester Unitedit. Kjo gjë bëri që Mourinho ta humbë pozitën e trajnerit të Manchester Unitedit dhe tanimë në vend të tij është emërua Ole Gunnar Solskjaer.