VIDEO/ Fituan Kupën e Afrikës, lojtarët e Senegalit priten si heronj në atdhe

212
Sigal

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Dakarit të hënën për të festuar ardhjen e ekipit të futbollit senegalez , fitues i Kupës së Afrikës .

Një turmë e madhe tifozësh u mblodh në rrugët e qytetit pranë aeroportit dhe në mungesë të një autobusi të hapur, futbollistët u ngjitën mi tavanin e autobuzit.

Është hera e parë që Senegali arrin të fitojë Kupën e Kombeve të Afrikës . Pas fitores historike të ‘Luanëve të Terangës’, Presidenti Macky Sall dekretoi një festë publike për të gjithë.

Lojtarët u pritën nga presidenti, i cili anuloi një udhëtim zyrtar në Komore për t’u kthyer në vend, në aeroportin ushtarak Leopold Sedar Seghor në Dakar.

Senegali e theu mallkimin

Rivali i fundit i Senegalit ishte Egjipti, skuadër e drejtuar nga sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah .

Pas 90-të minutave dhe kohës shtesë që përfundoi në barazim pa gola në stadiumin D’Olembe të Yaounde, ylli i Liverpool, Sadio Mane siguroi fitoren e Senegalit me një penallti të goditur saktë.

Në këtë mënyrë, Senegali theu mallkimin pasi kishte humbur dy finalet e mëparshme të Kupës Afrikës, me Kamerunin në Mali në 2002 dhe kundër Algjerisë në Egjipt në 2019.