Deklarata e para si “kuqezi”/ Manxukiç : Jam gati për të luftuar

195
Sigal

Pak orë pas prezantimit dhe firmës zyrtare që e  “lidhi” për 6 muaj me Milanin, sulmuesi kroat, Mario Manxukiç foli për herë të parë si kuqezi, duke postuar një foto në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Instagram”.

Gjiganti kroat i cili u pëlqye nga drejtuesit e Milanit si zëvendësi i Ibrahimoviç, ai në postimin e tij thotë se është i gatshëm të luftojë për Milanin dhe të realizojë ëndrrën e tifozave kuqezi:

“Falenderoj nga zemra drejtuesit e Milanit për mundësinë që më dhanë për të qenë pjesë e këtij klubi fantastik Do të jetë një nder të vesh këtë fanellë plot me histori dhe të luftoj për kuqezinjtë. Mundem vetëm të premtoj më të mirën time dhe të ndihmoj skuadrën në çdo mënyrë.

Jam i sigurt se së bashku mund të realizojmë ëndrrën e çdo tifozi të Milanit, dhe të shumtë në numër ka dhe në Kroaci. Gati për të luftuar!”, përfundoi postimin Mario Manxukiç.