Xhixho : Situata e vështirë ekonomike me të cilën përballen shqiptarët, vjen si pasojë e të ardhurave të ulëta dhe çmimeve të larta

193
Sigal

Në një postim në rrjetet sociale, Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho ka treguar një pjesë të vizitës që bëri me një banore të zonës së “Ali Demit”. Gjatë vizitës ajo foli për pensionin e pamjaftueshëm që përfitojnë të moshuarit e vendit tonë.

“Në bashkëbisedimin tonë, në një kafe miqësore, ajo shprehu shqetësimin e saj për pensionin e pamjaftueshëm për të përballuar nevojat bazike shëndetsore dhe jetike po dhe mallin për mbesën që është larguar prej vendit. Situata e vështirë ekonomike, me të cilën përballen shumë shqiptarë, vjen si pasojë e raportit të pabalancuar mes të ardhurave që janë më të ulëtat për rajonin dhe çmimeve që janë ndër më të lartat.”, – shprehet Xhixho në postimin e saj.

Postimi i saj i plotë :

Sot na mirëpriti në shtëpinë e saj si muze në “Ali Dem” nëna Fatmira, zonjë fisnike dhe me një mirësi mbreslënëse.
Në bashkëbisedimin tonë, në një kafe miqësore, ajo shprehu shqetësimin e saj për pensionin e pamjaftueshëm për të përballuar nevojat bazike shëndetsore dhe jetike po dhe mallin për mbesën që është larguar prej vendit.
Situata e vështirë ekonomike, me të cilën përballen shumë shqiptarë, vjen si pasojë e raportit të pabalancuar mes të ardhurave që janë më të ulëtat për rajonin dhe çmimeve që janë ndër më të lartat.
Gjithashtu shpopullimi ndikon në uljen e fondit të pensioneve, pasi gjithmonë e më pak të rinj po kontribuojnë në këtë fond me pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Ne duhet të krijojme një standard më të mirë jetese për ata që kanë kontribuar për këtë vend.
Më 25 Prill duhet të garantojmë ndryshimin për t’i ofruar një cilësi më të mirë jetese çdo qytetari dhe ndeshkuar ata që nuk mbajtën premtimet dhe gënjyen.
Bashkë për ndryshimin!
#shqipëriashtëpiajuaj