VIDEO/ Fillim i zjarrtë i supersfidës, De Bryune kalon në avantazh Manchester City-n përballë Real Madrid

142
Sigal

Manchester City ka krijuar epërsi të hershme ndaj Real Madridit në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në takimin që zhvillohet në Etihad Stadium, skuadra nikoqire realizoi që në minutën e dytë të takimit.

Një harkim fantastik në zonë nga Riyad Mahrez e priti Kevin De Bruyne për të shënuar me kokë (2’).

Ishte ky një fillim fantastik i supersfidës ndërmjet dy skuadrave pretendente për trofeun e madh.

Pritet të shihet cili do t ë jetë reagimi i Los Blancos në minutat në vazhdim të fraksionit të parë.