VIDEO/ Dëmtimi horror i mesfushorit, publikohen pamjet nga ndërhyrja e mjekëve për drejtimin e këmbës

181

Evertoni arriti të merrte një pikë ndaj Totenhemit falë një goli të shënuar nga Tosun në minutën e 98 të ndeshjes, por kjo pikë i ka kushtuar rëndë.

Në pjesën e dytë të takimit, Son bën një ndërhyrje shumë të ashpër dhe të gabuar ndaj Andre Gomesit duke i thyer këmbën.

Vetë Son e ka kuptuar diçka të tillë dhe ka shpërthyer në lot për ndërhyrjen e bërë teksa Gomes është shoqëruar menjëherë në drejtim të spitalit për të marrë ndërhyrjen e shpejtë. Së fundmi, në rrjete sociale është publikuar një video nga momenti kur mjekët ndërhyjnë për të drejtuar këmbën e tij.

Pavarësisht se mjekët arritën ta çonin këmbën në vend, fatkeqësisht nuk është shmangur ndërhyrja kirurgjikale dhe sot pritet që Gomes t’i nënshtrohet një operacioni.

Ai ka pësuar thyerje në këmbë dhe vetëm me operacion mund ta riaftësojë sërish teksa pritet që të mungojë edhe për disa muaj.