UEFA: Shqipëria për të fituar “Euro 2016”, ka koeficientin 150

458
Shanset që Shqipëria të fitojë kampionatin Europian në Francë janë shumë të vogla sipas kompanive të basteve, të cilat e kuotojnë me koeficientin 150.
Kuqezinjtë kanë koeficientin më të ulët sa i takon pretendentëve për fitoren e Kampionatit Evropian “Francë 2016”.
Sipas kompanive të basteve, pas Gjermanisë e Francës me koeficient 4, vjen Spanja me koeficient 6.5.
Më pas Belgjika me 10, Anglia 11, Italia 12, Portugalia 20, Kroaci 30, Austria 40, Poloni dhe Uellsi 50, Rusi-Zvicër-Çeki e Islandë nga 75, Turqi 80, Zvicër 100, Rumani 100, Sllovaki 100 dhe më pas Shqipëria dhe skuadrat e tjera të mbetura 150.
Ndërsa UEFA ka vlerësuar Shqipërinë si surprizën e paprecedentë të kampionatit Europian, pasi askush nuk e priste që të kualifikohej duke e cilësuar si ekipin më të mirë.
Lojtari më i mirë i eliminatoreve është shpallur Levandovski me 13 gola të shënuar.
San Marino theu një rekord personal duke grumbulluar një pikë këtë edicion.
Rezultati më i mirë u vlerësua fitorja e Islandës në fushën e Holandës 0-1.
Goli më i bukur u shpall ai i Gundogan në fitoren e Gjermanisë 3-2 ndaj Skocisë. 
Sigal