UEFA pezullon me dy ndeshje Sergio Ramos

367
Sigal

Kapiteni i Real Madrid Sergio Ramos është pezulluar me dy ndeshje nga UEFA pasi ka marrë karton të verdhë me dashje, në mënyrë që të mungonte në duelin e kthimit ndaj Ajax. Arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë qendërmbrojtësin, duke bërë që ai të pezullohej.

Megjithatë, pas hetimeve, UEFA ka vendosur ta shtojë edhe një ndeshje pezullimin e Ramos, pasi ka marrë me dashje kartonin e verdhë. Një procedur e ngjashme është ndjekur edhe me Kodogbia të Valencias në Europa League.