Përmbytjet shkatërrojnë murin që ndan palestinezët me izraelitët

413
Sigal

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Jerusalem.

Shiu dhe përmbytjet e mëdha në Jerusalem shkaktuan shkatërrimin e murit ndarës midis Izraelit dhe Palestinës, duke lejuar kështu që palestinezët të shohin pjesën tjetër të Jerusalemit Lindor, të paktën përkohësisht.

Shirat e shumtë bënë që një pjesë e murit të binte në kampin e refugjatëve Shuafat pranë Anatës në Jerusalemin Lindor të mërkurën.

Palestinezët shihen duke festuar teksa filmojmë murin, duke parë pjesën tjetër të qytetit.

Pengesa ndarëse i konsideruar nga disa si muri i aparteidit, gjarpëron rreth Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor për 18 km brenda territorit palestinez.

Muri është 8 metra i lartë në pjesë dhe bllokon 30,000 banorët e Shuafat që të hyjnë në pjesën tjetër të Jerusalemit Lindor pa kaluar nëpër pikat e kontrollit.