UEFA miraton ndryshimin e formatit, shtohet numri i skuadrave në Champions League

144
Sigal

Champions League, me ndryshimet e reja do të fillojë të marrë formë shumë shpejt.

Ky ndryshim u arrit përmes një kompromisi me klubet dhe për t’u larguar sa më shumë nga formati i Superligës Europiane.

Nga raportimet mësohet se dy nga katër skuadrat shtesë që do të marrin pjesën në Champions Leaguen e re do të zgjidhen sipas meritokracisë. Do të përdoret një formulë për të llogaritur se cili vend ka marrë rezultatet më të mira në kompeticionet evropiane, pikët pjesëtuar me numrin e ekipeve në garat evropiane.

Një sistem koeficientësh që lidhet vetëm me paraqitjet dhe jo me historinë, me renditjen e UEFA-s të pesë viteve të fundit. Ky kriter nëse do të zbatohej këtë sezon, do t’i jepte një vend shtesë Premier League-s dhe Eredivsie-s, ndërsa sezonin e kaluar po Premier Leagues dhe La Ligës.

Sa i përket dy vendeve të tjera shtesë, UEFA duhet t’i caktojë ato një Francës ose Portugalisë dhe një kampionit të kampionateve më të mire që nuk kualifikohen automatikisht.

Duke folur për këto ndryshime, kreu i UEFA-s, Aleksander Ceferin theksoi se formati i ri do ta përmirësojë këtë kampionat.

“UEFA ka treguar qartë sot se ne jemi plotësisht të përkushtuar për të respektuar vlerat themelore të sportit dhe për të mbrojtur parimin kyç të garave të hapura, me kualifikim të bazuar në meritat sportive, plotësisht në përputhje me vlerat dhe modelin sportiv evropian të bazuar në solidaritet. Ne jemi të bindur se formati i zgjedhur arrin ekuilibrin e duhur dhe se ai do të përmirësojë ekuilibrin konkurrues dhe do të gjenerojë të ardhura që mundtë shpërndahen në klube, liga dhe në futbollin bazë në të gjithë kontinentin tonë, duke rritur popullaritetin e garave tona”, deklaroi ai.