Transportohen në spital turistët që u rrëzuan në humnerën e Valbonës, njëri prej tyre humbi jetën

139
Sigal

Tre turistë zviceranë janë rrëzuar ditën e sotme duke ecur mes Thethit dhe Valbonës, ku njëri ndër ta ka humbur jetën.

Burime bëjnë me dije se në spitalin e Tropojës janë transportuar të plagosurit, pas disa orësh pasi terreni ishte shumë i vështirë për t’u ndërhyrë.

Më herët udhërrëfyesi Zef Gjini ka treguar se ishte ai i cili mbërriti i pari në vendngjarje dhe gjeti në fund të humnerës një burrë të pajetë dhe dy të rinj çift që ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Turisti që ka humbur jetën ka tentuar të hidhet në anën tjetër të shtegut. Si pasojë i ka rrëshqitur këmba dhe ka rënë në humnerë, ku ka edhe prani të borës. Ai ka ndërruar jetën në moment. Ndërsa dy të tjerët janë traumatizuar nga vdekja e tij.